BDI mban premtimin, Xhaferi, Bekteshi, Jaoski dhe Memeti prezent në asfaltimin e rrugëve në fshatrat e Krushevës

vull

Nuk do të ngelët asnjë rrugë shqiptare e pa asfaltuar! kështu u shpreh sot në përurimin e asfaltimit të rrugës Aldence – Nerov të komunës së Krushevës, drejtori i NP” Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti

Memeti gjithashtu tha se përpos lidhjes së këtyre fshatrtve shqiptare në Krushevë do të asfaltojë edhe në fshatrat tjerë për të përbushur premtimin e BDI-së se do të investojë deri aty ku ka shqiptarë.

“Sot jemi këtu në fshatrat e Krushevës, dhe ndjehem krenarë që edhe këtu lidhim fshatrat shqiptare me asfalt për të mirën e qytetarëve të kësaj ane. Ne vazhdojmë të përmbushim premtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim, se do të investojmë deri aty ku ka edhe një shqiptarë sepse shqiptarët na kanë besuar dhe ne do të jemi aty pranë tyre” tha Memeti

NP “Rrugët e Maqedonisë”, me drejtorin Bekim Memeti, ditë më parë asfaltoi në komunën e Gostivarit ku lidhi tre fshtatrat Çajle, Forinë Çegran.


Drejtori Bekim Memeti paralajmëroi se së shpejti do të nisin punimet për asfaltimin e e rrugëve në Bogovinë, Kërçovë, Osllomej, Llazhan, Zhitoshë, Poroj si dhe do të aktivizohen në maksimum ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” për të përfunduar fazën e fundit të asfaltimit të rrugës që lidhë Dollnenin me komunën e Çashkës.

NË këtë përurim të rrugës ishte edhe bartësi i listës për deputet në zonën 5, Talat Xhaferi, Ismail Jahoski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Next Post

AlternAtivA kërkon lehtësime të procedurave kufitare

Alternativa e përshëndet vendimin e sotëm të Qeverisë për hapjen e kufinjve, mirëpo mbetet e pakënaqur me procedurat shoqëruese të këtij vendimi. Për neve janë të papranueshme dhe të palogjikshme masat aktuale aktive, të cilat edhe pas dëshmisë së mërgimtarëve se nuk janë të infektuar me Covid 19, duke ofruar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: