BDI: Mbi 25.000 administratorë shqiptarë, rritje të rrogave dhe njohje të diplomave

vull

Konferencë për shtyp e Adem Avziut:
Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë,

Premtuam që do t’i dalim në krahë administratës tonë.

Në vitet pas nesh, arritëm të krijojmë mundësi për t’i punësuar rreth 25.000 administratorë shqiptarë në të gjitha institucionet e vendit.

Rritëm përfaqësimin e drejtë nga 2 në mbi 20%.

Për kujdesin tonë për administratorët e vijuam me ndryshimin e Ligjit për nëpunësit administrativ, me ç’rast lehtësuam mundësinë e avancimit si dhe pranimin e arsimit të lartë për të gjithë nëpunësit administrativ që janë pranuar në punë me arsim të mesëm dhe në ndërkohë kanë mbaruar arsimin e lartë.

Përkatësisht, secili nëpunës administrativ i cili dy vite ka qenë në vendin e punës në të njëjtin nivel dhe duke marrë parasysh dhe notën e fundit mesatare kur ka qenë i notuar (vlerësuar) do të mund të kalojë prej pozitës më të ulët në pozitë më të lartë të vendit të punës.

Me këtë ndryshim, përfundimisht të gjitë administratorëve shtetërorë të cilët punojnë në vendet e punës me arsim të mesëm, ndërsa të cilët deri në miratimin e Ligjit kanë kryer arsimin e lartë, do t’u njihet, përkatësisht do t’u vlerësohet arsimi i lartë.

Duke filluar prej datës 1 shtator të këtij viti, këta nëpunës administrativ do të kenë mundësi te personat udhëheqës të institucioneve të tyre të parashtrojnë kërkesë për sigurimin e vlerësimit të shkallës adekuate të arsimit në komponentën bazë të pagës – pjesë e pagës mbi shkallën arsimore, ndërsa personi udhëheqës është i obliguar që më së voni në afat prej katër (4) viteve t’i sigurojë mjetet për pagesë.

Këta nëpunës administrativ, të punësuar me arsim të mesëm, ndërsa kanë kryer arsimin e lartë  duke filluar prej datës 1 qershor të këtij viti, do të mund të sistematizohen në vendin e punës ,,bashkëpunëtor i ri”, nëse ka vend të tillë të lirë në  Aktin e sistematizimit  dhe nëse i plotësojnë kushtet në përputhje me ligjin.

Bashkimi Demokratik për Integrim do t’u dalë në mbështetje të gjitha institucioneve të sektorit publik që gjatë ndryshimeve të akteve të sistematizimit të planifikojnë vende të reja punë për nëpunësit administrativ, për arsye të implementimit të këtij ndryshimi.

Të nderuar,

Ju faleminderojnë për besimin e dhënë sepse me përkrahjen tuaj të vazhdueshme, BDI arriti të realizon programin e vet në tërësi , atë që e themi, atë e bëjmë.

Ndërsa në vazhdim do të angazhohemi bashkë për përmirësimin e cilësisë së jetës,  për zhvillim dhe vende pune për të gjithë, për  ti dhënë fund drejtësisë selektive nëpërmjet të vetingut, për rininë tonë si prioritet absolut i joni dhe për përafrimin e standardeve tona me ato të Bashkimit Evropian.

Kemi bërë shumë punë, por edhe shumë punë kemi për të bërë.

Ne i ftojmë të gjithë të kontribuojnë dhe të punojnë sëbashku me ne për këto çështje të rëndësishme për qytetarët në Maqedoninë e Veriut.

Next Post

Mesazhi i Thaçit në Komunën e Likovës

Në Vaksincë të Komunës së Likovës, Menduh Thaçi takoi strukturën e partisë në këtë zonë për të biseduar në lidhje me temat aktuale që i tangojnë skenës politike në vendin tonë. Kryetari i PDSH-së shprehi interesim për të dëgjuar pyetjet dhe sugjerimet e qytetarëve. Në bisedë e sipër, z. Menduh […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: