BDI mobilizohet edhe në Tetovë: Shqiptarët e përcaktojnë fituesin

vull

Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës zgjedhore për president të shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kohë më parë nisi hapjen e shtabeve në çdo komunë siç ishte rasti në Çair, Saraj, Studeniçan, Gostivar, Dollnen, Kumanovë, Kërçovë për të vazhduar në qytetin e Tetovë.

Para aktivistëve, fjalë rasti patën, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, zëvendës ministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti si dhe deputeti Xhevat Ademi të cilët njëzëri u shprehën se vota që do të jepet për presidentin konsensual ka rëndësi të veçantë për shkak se ngadhnjen koncepti i konsensualitetit dhe vinoj ecuria e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt NATO dhe BE.

Në mes të tjerash folësit potencuan se BDI-ja nuk kërkon votë për vete por për të ardhmen e shtetit dhe se 21 prilli duhet të jetë dëshmi se shqiptarët do të jenë ata që vendosin për fituesin.

Next Post

Kryeministri Haradinaj: Mirëpresim kritikat nga shoqëria civile, por kjo Qeveri nuk është Qeveri që vajton, por që përballet me të gjitha problemet e këtij vendi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në lansimin e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023 , organizuar nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë me mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së, që ka për qëllim prezantimin e synimeve të Qeverisë para publikut, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: