Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

BDI në Gostivar mobilizohet dhe demonstron unitet

1 min read

Në një mbledhje të degës së BDI në Gostivar me pjesëmarrje të kryesisë së degës, kryetarëve të Këshillave Vendore, anëtarëve të kryesisë qendrore dhe funksionarëve të kësaj partie, është formuar Shtabi Lokal për zgjedhjet lokale në Gostivar.

Në prani të strukturës partiake, me unanimitet ktyetar shtabi u zgjodh Bashkim Hasani.

Formimi i Shtabit vjen në ditën kur kryeparlamentari Talat Xhaferi shpalli zgjedhjet lokale për me 17 Tetor. Kryetari i degës, Bashkim Hasani potencoi që pikërisht sot kur u shpall mbajtja e zgjedhjeve lokale edhe zyrtarisht, BDI si parti me padurim hynë në garën zgjedhore të bindur që fitorja do të jetë e pashmangshme.

I pranishëm në mbledhje ishte koordinatori i njësisë së gjashtë zgjedhore i caktuar nga kryesia e partisë, Talat Xhaferi.

Xhaferi mes të tjerash potencoi që tashmë janë krijuar rrethanat që BDI të kthen pushtetin në Gostivar, duke aluduar në fitore për zgjedhjet lokale të Tetorit.