BDI në Maqedoni është 18 vite parti

Blerand Rexhepi

Sot më 5 Qershor 2020 është ditëlindja e partisë më të madhe politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimit Demokratik për Integrim-BDI! Ditëlindjet janë ngjarje të mëdha jo vetëm për njerëzit e thjeshtë e deri te ata me famë e me ndikim të madh kudo në planet!

Ditëlindja e BDI-së është ngjarje e shënuar për për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ditëlindja e BDI-së është homazh për Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit! Ditëlindja e BDI-së është ngjarje e madhe për invalidët dhe familjet e të rëneve për liri, ditëlindja e BDI-së është ngjarje e madhe për luftëtarët dhe komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare-UÇK-së! Ditëlindja e BDI-së është ngjarje festive për politikanet aktiv e pasiv, për shkollën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, sepse BDI është vazhduesja dhe zëdhënsja legjitime politike e platformes çlirimtare-ushtarake, politiko-patriotike të popullit, Atdheut e Kombit shqiptar!

Që kur u themelua BDI e deri me sot, të gjitha zgjedhjet i fitoi kjo parti me Udhëheqësin e popullit shqiptar, birin e madh e të lavdishëm Ali Ahmetin në ballë e në udhëheqje të saj! Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, nën udhëheqjen e BDI-së dhe të themeluesit të saj, Kryetarit historik Ali Ahmeti, është bërë zot i fateve të veta,po përparon e po e thellon demokracine euroatlantike! BDI është përgjegjësja dhe aktorja e madhe, roli faktik i së cilës është gjigand në ndertimin dhe konsolidimin e shtetit demokratik ligjor të Maqedonisë së Veriut!

Gjithëçka që e ka arrirë BDI, nuk do të jetë e mjaftueshme, sepse të gjitha rrugët legale e të mbështetjes popullore kombëtare që ajo i gëzon e që do ti shfrytëzojë, do ti kanalizojë, por edhe nga aleatet e saja të mëdha, partitë politike e miqt e shumtë kombëtarë e ndërkombëtarë, do ti vejë në përdorim për të mirën e përgjithshme të popullit shqiptar dhe të funksionimit e të përparimit të Maqedonisë së Veriut, në kursin e vlerave të mëdha të platformës euroatlantike!

Nga Kosova i urojmë jetë të gjatë politike e suksese të mëdha BDI-së! Kosova do të rreshtohet pas idesë së madhe dhe historike të BDI-së, për Kryeministrin e parë shqiptater në Republikën e Maqedonisë së Veriut! Gëzuar ditëlindjen Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI! Suksese edhe më të mëdha në ballë me politikanin lavdimadh shqiptar, të pamposhturin Ali Ahmeti!

Ismet Sylejmani Prishtinë, më 5 Qershor 2020!

Next Post

Kolemishevski: Me masat ekonomike, ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për 730.000 shfrytëzues prej 355 milion euro

Në këtë kohë të sfidave të mëdha shëndetësore dhe ekonomike, ne po ndihmojmë qytetarët dhe kompanitë që të përballojnë më lehtë krizën. Ne jemi duke implementuar paketën e tretë të masave ekonomike me vlerë 355 milion euro, të destinuara për 730,000 përdorues. – tha Kiril Kolemishevski, Kryetar i komisionit për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: