Partneri i koalicionit të LSDM-së, BDI, tani nuk po merr në konsideratë modelin një zonë të vetme zgjedhore. Sipas deputetit Artan Grubi, nuk është koha për të ndryshuar modelin zgjedhor tani, vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve.
“BDI e di se çfarë është më e mira për BDI, por edhe për qytetarët. Takimi i djeshëm ishte joformal, ne i qëndrojmë pikëpamjeve zyrtare. Tashmë kemi harmonizuar tekstin e ligjit. Është absurde të diskutosh një model elektoral para zgjedhjeve – tha Artan Grubi.