BDI: Pagat në arsim u rritën me vendim të Qeverisë, pjesë e së cilës është edhe BDI

vull

Pagat e mësimdhënësve janë rritur nga Qeveria, pjesë e së cilës është edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, tha Arbër Ademi sonte në emisionin “Click Plus” në TV 21. Ai ka thënë se, në opinion vërehet se, kur sillen vendime të mira kolektive, BDI lihet anash, ndërsa kur ndodhë ndonjë e “keqe” në Qeveri, nuk ngurrohet të akuzohet BDI.
“Kur ndodhë ndonjë e keqe brenda Qeverisë, gjithmonë na akuzojnë neve si fajtorë. Por kur ndodhë ndonjë e mirë, të tjerët vrapojnë të marrim si meritë të tyre. Sikur asnjëherë më parë, pagat e arsimit fillor dhe në arsimin e mesëm u rritën me 21 për qind. Si asnjëherë më parë. Punonjësve shkencor, pagat u janë rritur për mbi 30 për qind”, tha Ademi.
Rritja e pagave në arsim, shtoi ai, është meritë e Qeverisë së përbashkët, ndërsa Programi qeveritar ka brenda edhe Programin e BDI-së.
“Vendimet janë kolektive në Qeveri, pasi Buxheti duhet të sigurohet dhe i njëjti miratohet me konsensus. Ne jemi për të ndarë edhe të mirat, por edhe disavantazhet. Ne jemi për llogari para qytetarëve”, thotë Ademi, ndërsa u rikthye edhe njëherë në vendimin për riemërtimin e dy shkollave shqipe në Komunën e Çairit.
“Kemi rishikuar që muajin e parë riemërtimin e shkollave dhe kemi kontaktuar Regjistrin qendror. Na është thënë se për këtë çështje duhet të ketë pajtim politik. E pamë se qëllimi është që të sorollaten emrat sërish në labirinte. Pastaj, në bashkëpunim me Komunën e Çairit, vendosëm ta përcjellin edhe njëherë kërkesën dhe të kalojmë nga fillimi të gjitha procedurat. Dhe kjo ndodhi”, tha Ademi.

Next Post

BDI: Deklarata e Zaevit për shqipen zyrtare koincidon me deklaratën e Taravarit për administratorët

Ministri Arbër Ademi sonte “Click Plus” në TV 21 ka komentuar edhe deklaratën e ditëve më parë të ish-kryeministrit Zoran Zaev se, shqipja në Manastir nuk duhet të jetë, pasi atje ka vetëm një familje që bën byrek dhe asnjë tjetër. “Nuk është hera e parë ku shqiptarët paraqiten si, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: