BDI: Përkrahim dhe po punojmë në zgjidhjen e çështjes së nënshtetësive, pa zhurmë mediatike për dallim nga ASH-AAA

Blerand Rexhepi

Dështimi i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe Alternativës së Afrim Gashit që të sigurojnë mbështetje për propozim ligjin për nënshtetësi flet për kapacitetet e tyre të munguara për politikë bërje dhe për t’ju mundësuar zgjidhje qytetareve.

Ky dështim i tyre është dëshmia më e mirë se këto parti keqpërdorin hallet dhe ndjenjat e qytetareve vetëm për një lajm ditor dhe kanë zero kapacitet për t’i zgjidhur ato.

Është përgjegjësi e propozuesit që të siguron mbështetjen e nevojshme për realizim të politikave, e jo të bën propagandë boshe mediatike.

BDI mbështet dhe po punon për zgjidhjen e çështjes së nënshtetësive edhe atë përmes hapave konkret, e jo me zhurmë mediatike të pa bazë.

Next Post

Kimete Haxhimurati-Gashi dhe “Tiara Fashion” veshin me art dhe madhështi yjet e estradës

Ajo bënë art, mrekulli, nxjerr në pah madhështinë e të punuarit me dorë. Puna e zonjes Kimete Haxhimurati-Gashi, pronare e “Tiara Fashion” në Prizren dhe Rahovec, është madhështore. Me një përvojë mbi 35 vieçare në punimet me dorë të veshjeve moderne të kombinuara me tradicionale, Kimete Haxhimurati-Gashi, mbetet numër një. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: