BDI përshëndet dhe mirëpret vendimin e Presidentit Joe Biden

Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret urdhrin ekzekutiv të Presidentit Joe Biden që parashikon ngrirjen e pasurive dhe ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë ata që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, kryejnë korrupsion e minojnë institucionet demokratike.

Nga BDI thonë se gëzon fakti që ndër ata që kërcënojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor janë etiketuar dhe përfshirë edhe personat që punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të cilat janë vijat tona të deklaruara botërisht të kuqe.

Bashkimi Demokratik për Integrim plotësisht përkrah vendimin e Shteteve të Bashkuara, përkatësisht përkushtimin e tyre për të nxitur llogaridhënien dhe për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë botën.

BDI si një parti përgjegjëse në Maqedoninë e Veriut përshëndet vendimin e Shtëpisë së Bardhë me qëllim garantimin e sigurisë dhe stabilitetit politik në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimi i administratës Biden për avancimin e interesave thelbësore në mbrojtjen e institucioneve demokratike do të jetë synim drejt të cilit BDI asnjëherë nuk do të ngurojë së afruari.

Next Post

Takimi Grubi - Koja: OSBE-ja është mbështetëse e madhe e vendit tonë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja. Në këtë takim bashkërisht u konstatua se nevojitet një përkushtim nga të gjitha subjektet politike në vend me qëllim të zgjidhjes […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: