BDI: Politika më bashkësitë fetare

vull

Maqedonia është shtet sekular dhe autonomia e bashkësive fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të respektohet, ky është qëndrimi i Bashkimit Demokratik për Integrim për ndodhitë e fundit në BFI deklaroi nënkryetari i BDI-së dhe shef i Shtabit Qendror për zgjedhjet presidenciale Izet Mexhiti në një intervistë për TV 1.

“Unë i kam 42 vjet dhe deri më tani skam dëgjuar se gjykatat të shkarkojnë dhe emërojnë kreun e bashkësive fetare. Ne respektojmë autonomin e BFI-së dhe të gjitha bashkësive fetare që janë në vendin tonë dhe ata kanë organet e tyre të brendshme. Të gjitha institucionet, por dhe politika më larg bashkësive fetare dhe nëse dëshirohet që të ketë ndonjë rend atëherë duhet të fillojmë prej te Kisha Ortodokse e Maqedonisë së Veriut dhe pastaj në bashkësitë tjera fetare”, tha Mexhiti në një intervistë për TV1

Next Post

U-18 / Shqipëria barazon me Maqedoninë e Veriut

Shqipëria e 18 vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka barazuar 2-2 ndaj Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen miqësore të zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Sopoti” të qytetit të Librazhdit. 18 vjeçarët kuqezinj kanë zbritur në fushën e lojës me këtë formacion: Ceka; Murati; Pruti; Kuci; Ismaili; Zahi; […]

Subscribe US Now