BDI premton: Veting për drejtësi jo selektive

vull

Konferencë për shtyp e Sekretarit organizativ të BDI-së, Artan Grubi:

Të nderuar qytetarë, të nderuara media,

një vit më parë, me vendim të Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm u formua ekipi i punës për projektimin e BDI-së të së nesërmes, reforma brenda partiake, kadrovike dhe programore, ri-regjistrimin e tërësishëm të anëtarësisë, veting në parti, por edhe në politikë, në gjyqësor dhe në prokurori.

Si rezultat i këtij procesi, u anëtarësuan mbi 30.000 anëtarë në BDI, u zgjodh Forum rinor tërësisht i ri, forum i grave gjithashtu tërësisht i ri, u zgjodhën mbi 90% të kryetarëve të rinjë në afërisht 500 këshilla vendor si dhe afërsisht 100% të kryetarëve të rinjë të 36 degëve tona në gjithë vendin.

Për ta rrumbullakësuar këtë proces me sukses, BDI organizoi kongres me pjesëmarrje të mbi 4.000 njerëzve dhe zgjodhi mbi 70% të anëtarëve të rinjë të këshillit të përgjithshëm, me mbi 40% pjesëmarrje të grave në të gjitha organet partiake.

Por, ne jemi shumë serioz dhe të përkushtuar për këtë reformim, prandaj dhe nuk ndalojmë këtu por do të vazhdojmë edhe me listat për deputet.

Siç tha dje edhe Kryetari Ahmeti, mbi 90% të kandidatëve për deputet janë njerëz që për herë të parë do të zgjedhen dhe përfaqësojnë individ të arrirë në profesionet e tyre dhe të respektuar në shoqëri.

Ashtu siç bëmë veting në parti gjatë ri anëtarësimit të anëtarësisë sonë dhe zgjedhjeve në organet tona partiake, vetingun do ta vëmë në përdorim edhe gjatë përpilimit të listave tona për deputet, por edhe për funksionet tjera.

Ftojmë edhe partitë tjera ta bëjnë të njëjtën dhe ti bashkëngjiten nismës tonë.

Njëkohësisht, BDI e së nesërmes angazhohet për Veting të tërësishëm në politikë, në prokurori, në gjyqësor dhe vetingu paraqet shtyllë themelore programore të BDI për të arritur deri tek drejtësia jo selektive, sundimi i mirëfilltë i ligjit, transparenca, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe rikthimi i besimit të qytetarit në integritetin e institucioneve.

Drejtësia në këtë vend ka dështuar dhe ka edhe shumë punë për të bërë. Ne jemi gati që të ballafaqohemi edhe me këtë sfidë dhe ftojmë qytetarët ta bëjmë bashkërisht për të mirën e të përgjithshme.

Para shikueshmëria ligjore dhe sundimi i ligjit janë parakusht absolut për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe cilësinë e jetës që paraqesin gjithashtu prioritete tona bashkë me rininë.

Next Post

Talat Xhaferi “dridh” Kërçovën me fjalimin e tij në hapjen e shtabit për zonën 5

Në qytetin e Kërcovës përpara një turme të madhë të simpatinzantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim u bë hapja e shtabit për zonën 5 dhe 6. Me një fjalin rasti të pranishmëve u drejtua ish kryetari I kuvendit Talat Xhaferi, I cili është dhe kandidat për deputet në zonën 5. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: