BDI: Qasje e ulët dhe johumane e aleancës Gashi-Sela ndaj #kujdesemi për CoVid19

vull

BDI: Qasje e ulët dhe johumane e aleancës Gashi-Sela ndaj #kujdesemi për CoVid19

Sa e ulët dhe johumane është qasja opozitare e aleancës së Gashit dhe Selës të shprehur nga Taravari, lidhur me vendimin e BDI-së për t’u vënë tërësisht në funksion të luftës kundër pandemisë së Covid-19!
Ende pa u zbehë mllefi ndaj mallkimit që u bëri shqiptarëve kryetari i rinisë së ASh-së, dhe pa kërkuar asnjë përgjegjësi dhe pa u distancuar nga ky kob ndaj qytetarëve, tani edhe më dëshpërues është fakti kur një reagim i tillë vjen nga një funksionar i lartë i tyre me petkun e mjekut.
BDI vlerëson se ky është një mesazh shumë negativ politik në kohë krizash, që i adresohet masës, dhe që i tejkalon kufijtë e normalitetit.
Ne edhe njëherë po e ripërtërijmë thirrjen tonë për të gjitha palët për të lënë mënjanë politikën dhe për të bashkuar forcat për të ndihmuar popullatën në këtë kohë krize të rëndë.
Vetëm bashkë do të mund ta mundim të keqen e përbashkët!
Përsërisim numrin e asistencës tonë për qytetarët 08005500 dhe ftojmë të gjithë që të na bashkangjiten pa asnjë vonesë.
#kujdesemi

 

Next Post

BDI: Nga sot, moratorium të gjitha aktiviteteve tona zgjedhore. #kujdesemi

Shtabi Qëndror Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim, pas konsultimeve telefonike të liderëve të partive më të mëdha në vend, shpall moratorium të të gjitha aktiviteteve partiake zgjedhore në lidhje me zgjedhjet parlamentare gjer më 22 mars 2020. Të dielën, më 22 mars, liderët duhet të takohen që të vlerësojnë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: