BDI: Qëllimi i koalicioneve është rrënimi i projekteve shqiptare

vull

Koalicionet parazgjedhor që krijuan së fundmi janë krijuar për të rrënuar gjithçka që ka krijuar BDI. Ata duan ta rrënojnë Ligjin për gjuhën shqipe, Ligjin për përdorimin e flamurit kombëtar, duan të devalvojnë dhe nënçmojnë mbi 25 mijë administratorët shqiptarë… Megjithatë, këtë nuk do ta arrijnë, ka thënë sonte ministri i Arsimit, Arbër Ademi, në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat-M.
Ademi ka përmendur të arritur e BDI-së gjatë qeverisjes 2016-2020, ndërsa ka thënë se të gjitha projektet e mëdha kombëtar janë miratuar me iniciativë të BDI-së.
“Të gjitha temat e mëdha janë hapur dhe miratuar në Qeveri me propozim të BDI-së dhe asnjë propozim nuk ka ardhur nga partitë tjera që ishin pjesë e koalicionit qeveritar, si nga ASH më parë edhe nga Alternativa tani. Rritëm rrogën minimale, rrogat në shëndetësi, pensionet, sollëm Ligj për 22 Nëntorin… Madje, kemi edhe kryenegociatorin për integrime në Bashkimin Evropian shqiptar…”, tha Ademi, ndërsa ka lënë të kuptohet se partitë maqedonase kanë Strategji për të përçarë sa më shumë votën shqiptare.
Ne në kontinuitet kemi thënë se elektorati shqiptarë duhet të organizohet në dy blloqe politike dhe në këtë drejtim kanë qenë thirrjet tona. Megjithatë, ne besojmë fuqishëm se leksionin e vitit 2016 e kanë mësuar dhe jemi të sigurt se do të mbështetet fuqishëm oferta jonë politike”.

Next Post

Testamenti i Nexhmije Hoxhës: Unë nuk e njoh Zotin

Gazeta DITA publikoi nëj testament të lënë nga e sapovdekura Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha, shuar të mërkurën pasdite në moshën 99-vjeçare. Më shumë se një testament klasik, është një falenderim që ajo ia dedikon të birit Sokolit e të shoqes Teuta, si ata që meritojnë bekimet e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: