BDI: Sekretariati sapo u avansua në Ministri, urime

vull

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 80 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, themeloi Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie midis komuniteteve që do të zëvendësoj Sekretariatin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Njëri nga Propozuesit e ligjit, deputeti i BDIsë Artan Grubi theksoi:

`Sot avansuam Sekretariatin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit në Ministri për sistem politik dhe marrëdhënie midis komuniteteve duke realizuar edhe një pikë të madhe nga programi jonë dhe premtim parazgjedhor si dhe nga deklarata e përbashkët.

Faleminderojmë të gjithë deputetët, pozitë e opozitë, që mbështetën këtë proekt gjigand. `

Kjo Ministri ishte pjesë edhe e Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare.

Next Post

Menduh Thaçi takoi Ambasadorin Timonie

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie. Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, për zgjedhjet presidencijale, si dhe për ecurinë e reformave që vendi duhet ti përmbush drejt procesit integrues në BE. Bashkëbiseduesit u […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: