BDI: “Sojuzet” u bënë për përfitime të krerëve politik

vull

Koalicioni i ashtuquajtur “sojuz”, konkretisht shkrirja e BESËS në LSDM, është çështje dhe interes i krerëve të partive politike, pa ideologji bashkuese, pa parime dhe pa Program të përbashkët. Vet zoti Kasami e ka quajtur Zaevin si fashizoid, manipulues… derisa dështoi koalicioni trepalësh. Në kemi shprehur keqardhje që tre partitë opozitare nuk u bashkuan, por kjo është përzgjedhje e tyre dhe ne do të vazhdojmë më tutje, tha sonte në “Click Plus” Arbër Ademi në pyetjen se si i vlerëson koalicionet parazgjedhore ASH-Alternativa dhe LSDM-BESA.
“Koalicioni i ashtuquajtur ‘sojuz’, konkretisht shkrirja e BESËS në LSDM, është çështje dhe interes i krerëve të partive politike, pa ideologji bashkuese, pa parime dhe pa Program të përbashkët. Vet zoti Kasami e ka quajtur Zaevin si fashizoid, manipulues… derisa dështoi koalicioni trepalësh. Në kemi shprehur keqardhje që tre partitë opozitare nuk u bashkuan, por kjo është përzgjedhje e tyre dhe ne do të vazhdojmë më tutje”, u shpreh Ademi, ndërsa sqaroi edhe koalicionet parazgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2017.
“Bashkëpunimi parazgjedhor në zgjedhjet lokale dhe presidenciale ndryshon në kontekst me zgjedhjet parlamentare. Në zgjedhjet presidenciale ne zgjodhëm dhe mbështetëm kandidatin me proevropian dhe që çon vendin drejt BE-së dhe NATO-s. Koncepti ‘Një shoqëri për të gjithë’ nuk garanton të drejta të barabarta. Ne duam të kemi mekanizma ligjor mbrojtës për të drejta kolektive”, tha Ademi.

Next Post

Taravari dhe Zaevi: Shqiptarët të mirë vetëm për byrek (Video)

Të rinjtë shqiptarë janë të mirë vetëm për tu mbajtur byrek maqedonasve. Kështu para disa kohësh deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në emisionin Rruga Drejtë në Alsat. “A e dini çfarë keni bërë me ata që i keni punësuar nëpër institucione, fatkeqësisht u mbajnë byrek […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: