BDI: STOP lajmeve të rreme dhe dezinformatave

vull

Bashkimi Demokratik për Integrim e trajton shëndetin publik me seriozitetin dhe kujdesin më të madh dhe vlerëson që përpjekjet për rruajtje të shëndetit nuk mund të izolohen nga proceset tjera shoqërore ku të gjithë jemi pjesëmarrës dhe kemi përgjegjësi.

Në këtë kohë pandemie kur nevojiten informacione shkencëtarisht të konfirmuara, qytetarët janë të kspozuar ndaj një fushate të paskrupulltë të lajmeve të rreme dhe propagandës, kryesisht në platformat e rrjeteve sociale dhe mediat elektronike.

Vërshimi i dezinformatave, lajmeve të rreme, propagandës ka rezultuar në infodemi mediatike dhe kontaminim të diskursit publik që po cënon kredibilitetin e përpjekjeve për ta tejkaluar pandeminë, por edhe po keqinformon qytetarët.

Ju shprehim mirënjohje mediave kredibile për seriozitetin dhe i ftojmë që të na bashkangjiten në denoncimin dhe parandalimin e infodemisë, ndërsa partitë politike të përmbahen nga propaganda dhe tendenca për
politizim të pandemisë.

Qytetarët të kanë kujdes burimin e informacionit dhe të kontrollojnë me burimet institucionale çdo informatë të dyshimtë propagandistike në lidhje me shëndetin e tyre dhe masat restriktive parandaluese.

Next Post

Llalla: Të bëhemi bashkë dhe ta bëjmë kryeministrin shqiptar

Ideja e Ali Ahmetit se ka ardhur koha që kryeministri i Maqedonisë së Veriut të jetë shqiptar, ka ngritur në këmbë gjithë partitë politike maqedonase por edhe ata shqiptare. Për analistin-historianin Arben Lalla, kjo ide është briliante dhe nuk ka asgjë të keqe pasi është koha dhe duhet bashkuar të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: