BDI: Vota për kandidatin konsensual e mbanë vendin në rrugën Euro-atlantike

vull

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka vazhduar fushatën për zgjedhjet presidenciale në një takim me qytetarët e Manastirit. Të pranishmëve i’u drejtua Shefi i Shtabit Qendror të Zgjedhjeve Izet Mexhiti, zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu dhe kryetari i degës së BDI-së në këtë qytet Albert Asllani.Shefi i Shtabit Mexhiti theksoi se vota për kandidatin konsensual për president të vendit është votë që mban vendin në rrugën euro-atlantike, drejt anëtarësimit të plot në NATO dhe fillimit të negociatave me BE-në.“Unë e them me shumë me përgjegjësi se ne marrëveshjen nuk do ta bëjmë as në rrethin e dytë, nuk e kemi bërë as në rrethin e parë. Ne marrëveshjen e kemi bërë para dy viteve kur VMRO-DPMNE kishte 51 ndërsa LSDM-ja 49-të. Ne e përcaktuam për një Qeveri që do ta nxjerr vendin nga izolimi, që do ta orienton Maqedoninë e Veriut drejt NATO-s, Qeveri që do ti relakson marrëdhëniet ndëretnike, që sjell Ligjin e Gjuhës Shqipe dhe kjo është nderi që i bëhet qytetit të Manastirit. Tani vlerësuam se nuk duam të bëjmë akrobacione politike dhe nuk jemi për politik ditore për të harxhuar figura politike, por ne jemi të interesuar që kjo Qeveri të ketë në përkrahje të vetë, siç e ka kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ta ketë edhe presidenti i ardhshëm” u shprehë Mexhiti.Shefi i SHQZ të BDI-së potencoi se vendit nuk i duhet një president problematik, por një president që do të jetë aktor dhe faktor në këto procese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në Bashkimin Evropian, me çka me anëtarësim në këto dy aleanca do të ketë stabilizim politik, investime të huaja dhe standard më të mirë për qytetarët“Këto ishin arsyet primare pse u përcaktuam për të votuar presidentin konsensual. Ndërkaq arsye e dytë pse nuk deshëm të dalim me kandidat shqiptarë është se rrezikohet procesi i integrimeve edhe pse ne kemi kandidat shqiptarë më të përgatitur për president për Maqedoninë e Veriut dhe ai është Talat Xhaferi i cili është kryetar i Kuvendit. Por, dalja me kandidat shqiptar në rrethin e parë do të ishte një rast për kandidaten e VMRO-së Siljanovska t’i afrohet kandidatit konsensual, Pendarovskit dhe me këtë VMRO-DPMNE-ja të kërkoj zgjedhje të parakohshme me çka do të rrezikohej Marrëveshja e Prespës, Ohrit dhe proceset integruese në të cilin është nisur Maqedonia e Veriut,” theksoii Mexhiti para qytetarëve të Manastirit.

Next Post

BDI: Me konsensus u vendos Talat Xhaferi si kryetar Kuvendi, nesër edhe presidenti i shtetit mund të jetë shqiptar

Anëtarët e Shtabit Qendror Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë qëndruar para qytetarëve të Prespës të cilëve ju sqarua pse duhet të votohet Stevo Pendarovski dhe jo një kandidat tjetër pasi në këto momente votohet për koncept që është Pendarovski dhe nesër mund të jetë në këtë koncept një […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: