BDI: Zgjedhja e kryeministrit me zgjedhjen e presidentit s’kanë asnjë lidhje

Blerand Rexhepi

Teksti dhe video nga konferenca e sotme për shtyp e Sekretarit të BDI Artan Grubi:

Paraqitem para jush që ti adresoj disa nga cështjet e diskutuara në opinion gjatë ditëve të fundit në media si dhe ceshtjet që janë me interes të qytetarëve dhe sigurisht t’i përgjigjem pyetjeve të juaja.

Më lejoni që fillimisht t’ju njoftoj rreth agjendës tonë të fushatës zgjedhore.

Bashkimi Demokratik për Integrim fushatën zgjedhore do ta nis me konventë promovuese të kandidatëve për deputet në Prespë e cila do të mbahet ditën e mërkurë me fillim në ora 13:00 në të hapur, ndërsa do ta
përfundon në Ohër gjithashtu me tubim në të hapur.

Arsyeja pas kësaj përzgjedhjeje qëndron në përbetim e BDI që do të jetë dalzotës i Marrëveshjes së Ohrit, asaj të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë pasi që këto dokumente dhe procese janë themeli i shtetit tonë të
përbashkët dhe i përcaktimit tonë euroatlantik. Kjo është edhe agjenda bazë e kryeministrit të parë shqiptar, integrim të plotë në Bashkimin Europian dhe barazi e plotë në të gjitha fushat: ekonomi, drejtësi, vende pune, cilësi e jetës, etj.

Gjatë gjitha tubimeve dhe aktiviteteve tona do të respektojmë maksimalisht rekomandimet rreth shëndetit publik dhe apelojmë deri tek të gjithë aktivistët tanë për kujdes dhe respektim të plotë të masave si dhe t’iu dalin në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Kjo fushatë nuk do të jetë e zakonshme, por do të jetë një lëvizje për kryeministrin e parë shqiptar, prandaj organizata jonë do të shërbejë si platform dhe fton të gjithë qytetarët shqiptar dhe të tjerë që ti  bashkangjiten lëvizjes dhe ta përkrahin atë me ide dhe kontribut. Shtabet tona janë shtëpia juaj.

Në lidhje me dilemat inekzistuese rreth dallimeve thelbësore të mënyrës dhe mundësisë së zgjedhjes së një shqiptari për kryetar të shtetit nga njëra anë dhe mundësisë së zgjedhjes së kryeministrit ose kryetarit të
parlamentit nga ana tjetër, më duhet të themë që e para është utopi në konstelacionin e sotëm dhe e dyta është mundësi reale. Kryetari i  shtetit zgjedhet nga shumica e qytetarëve në zgjedhje të lira me rreth
gjysmë milioni vota, ndërsa kryeministri dhe kryeparlamentari zgjedhen nga shumica parlamentare me 61 vota të deputetëve.

Andaj është më se e qartë për të gjithë që nuk ka asnjë korelacion midis njërës dhe tjetrës rreth mundësisë dhe mënyrës së zgjedhjes.

Sa i përket kandidatit për kryeministër, zoti Ahmeti është duke zhvilluar konsultime intenzive me shoqërinë civile, botën akademike, përfaqësues të diasporës, intelektual dhe opinionist për emrin e kandidatit tonë për kryeministër të parë shqiptar të vendit andaj dhe ftojmë të gjithë shqiptarët, por edhe të tjerët të bashkohen rreth nismës sonë për të de-etnizuar edhe shtyllën e fundit të rezistencës dhe supremacisë monoetnike.

Njëkohësisht, mirëpresim mbështetjen e madhe vullnetare qytetare e në vecanti të rinisë për kryeministrin e parë shqiptar.

Gjithashtu, më lejoni t’ju informoj që sot, që nga ora 12:00, do të hapen të gjitha shtabet tona zgjedhore komunale dhe që të gjitha do të janë të vendosura në ambiente të hapura në sheshet e qyteteve duke
respektuar të gjitha masat për kujdes.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=906999443117191&ref=watch_permalink
Next Post

Izet Mexhiti: Vota për ne mundëson përpilimin dhe sjelljen e Ligjeve më të mira, Projekteve më të mëdha për shqiptarët, si dhe për Kryeministrin e Parë Shqiptar!

Në takimin e realizuar me anëtarët e Shtabit Zgjedhor Komunal -Çair për Zonën 1, Bartësi i Listës në Nj.Z.Nr.1 Izet Mexhiti tha se këto Zgjedhje janë shumë të rëndësishme për faktorin shqiptar, sepse kësaj radhe kërkojmë votë për të realizuar edhe një amanet dhe vizion kombëtar, Kryeministrin e Parë Shqiptar. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: