Bëhet furnizimi i rezervoareve të reja për impiantin e trajtimit në Jugohrom

Blerand Rexhepi

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se tre furnizime publike tashmë janë duke u zhvilluar për rinovimin e impiantit të trajtimit për zvogëlimin e kromit gjashtëvalent në Jugohrom, Jegunovce, edhe atë për depozitat e reja për impiantin e trajtimit, mirëmbajtjen e sistemit dhe telekomandën.

Impianti për trajtimin e ujërave të ndotur me krom gjashtëvalent në afërsi të Jegunovces, për shkak të vjetërsimit, në periudhën e kaluar nuk ka punuar me kapacitet të plotë. Për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të pastrimit të kromit gjashtëvalent dhe parandalimit të rrjedhjes ose tejmbushjes së ujit të ndotur, Ministria bëri përpjekje shtesë dhe ndau mjete financiare për të mbuluar shpenzimet e rindërtimit të instalimit.

Punimet e rindërtimit (rindërtimi i shtratit mbrojtës nën rezervuarë dhe instalimi i rezervuarëve të rinj) duhet të përfundojnë deri në mes të nëntorit. Për të inspektuar situatën në terren, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, i shoqëruar nga Sekretarja Shtetërore Kaja Shukova, vizitoi DPTU (SHPTSH) Jugohrom ALZAR, ku u takua me menaxhmentin e kompanisë dhe punonjësit në impiantin e trajtimit. Nga atje ata u informuan se gjatë procesit të rindërtimit monitorohen kushtet në dhe përreth deponisë dhe rezervuarëve të ujërave të zeza.

Next Post

Micevski: VMRO-DPMNE do të abstenojë nga votimi për Ligjin për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE, Nikola Micevski tha sot se deputetët nga partia e tij do të marrin pjesë në seancën agjenda e së cilës do të jetë Ligji për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive, i planifikuar për 27 Tetor, por ata do të abstenojnë nga votimi i projekt-ligjit. – […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: