Bekim Memeti nga Manastiri mbetet drejtor në NP “Rrugët e Maqedonisë”

vull

Bekim Memeti nga Manastiri do të vazhdojë të drejtojë drejtorinë “Rrugët e Maqedonisë”. Memeti është drejtori i parë që arriti për një kohë të shkurtër të realizojë programin e tij duke asfaltuar në çdo qytet – fshat shqiptar. Ai arriti të punësojë për herë të parë një numër të madhë shqiptarësh nga Prilepi, Manastiri, Dollneni ku edhe bashkoi komunën e Dollnenit me Shkupin me rrugë të reja.

Drejtori Memeti nuk la asnjë komunë shqiptare pa asfaltuar, pavarësisht cila parti udhëhiqte me komunën. Memeti ka asflatuar në komunën e Gostivarit, Vrapçishtit Bogovinës dhe Zhelinës komuna që udhëhiqen nga kuadër të ASH-së dhe BESËS.

Ndryshe gjatë fundjavës pritet që të emërohen zv/ministrat dhe drejtorët nga koalicioni BDI – LSDM. /TS/

Next Post

Nuredini nga Selaniku: Është e domosdoshme të investohet në energji të gjelbër dhe të qëndrueshme

Për të shpjeguar rëndësinë e investimit në energji të qëndrueshme dhe të gjelbër, Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor të Maqedonisë Veriore, Naser Nuredini gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin energjetik për Europën Juglindore në Selanik, bëri një krahasim midis Pandemisë dhe ndryshimit klimatik, duke thënë se sapo të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: