Bekim Murati: Hapet zyra e APRMV-së në Haraçinë

Kohanews Admin

Sot në komunën e Haraçinës u hap zyra e shpërndarë e Qendrës për Punësim – Shkup, me qëllim të afrimit të shërbimeve që ofron Agjencia për Punësim e RMV-së për personat e papunë dhe vetëdijesimin më të madh të tyre për aktivitetet që realizon institucioni.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë drejtori i APRMV-së Bekim Murati dhe kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Drejtori i APRMV-së, Bekim Murati, theksoi se zyra e sapohapur në Haraçinë synon që shërbimet e ofruara nga Agjencia e Punësimit të jenë më të përfafërta për qytetarët dhe në këtë mënyrë t’i rrisë mundësitë e tyre për integrim në tregun e punës.

-Në këtë zyrë të shpërndarë që hapim sot, personat e papunë do të mund të regjistrohen për herë të parë dhe rregullisht të regjistrohen si të papunë, si dhe të informohen për të gjitha shërbimet që ofron Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo do të zvogëlojë kostot e tyre të transportit dhe do të sigurojë që të jenë më mire të informuar, me qëllim të përfshirjes së tyre në tregun e punës – tha drejtori i APRMV-së, Bekim Murati.

Në zyrën e shpërndarë në Haraçinë, personat e papunë do të mund të pajisen me çertifikatë se janë të papunë si dhe të marrin informacione të sakta dhe me kohë për masat dhe programet aktive që janë pjesë e Planit vjetor Operativ për punësim të zbatuar nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Next Post

EA heq ekipet ruse nga video lojërat e saj të njohura sportive

Botuesi dhe prodhuesi i videolojërave, Electronic Arts, njoftoi në Twitter se është në proces të heqjes së ekipeve kombëtare ruse dhe klubeve profesionale nga video lojërat e ardhshme sportive – NHL 22, FIFA 22, FIFA Online dhe FIFA Mobile. Sipas kompanisë, vendimi është marrë në marrëveshje me partnerët e tyre […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: