Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi së bashku me drejtorin e ELEM TOURS Adem Avzi, morën pjesë në lëshimin në funksionim të teleferikut me gjashtë ulëse për herë të parë për këtë sezonë në Kodrën e Diellit.

“Bëhet fjalë për një teleferik supermodern, i vetmi i këtij lloji në vend. Gjatësia e itinerarit të teleferikut është 1,510 metra, me një kapacitet maksimal transporti prej 2,400 skiatorësh në orë. Teleferiku i ri me ashensorët e skive do të mundësojë rrjedhën më të mirë dhe më të shpejtë të skiatorëve dhe do të ofrojë shpate akoma më tërheqëse.
Me investime të tilla ne do të mundësojmë që Kodra e Diellit të shndërrohet në një qendër rajonale dimërore të skijimit ku përveç turistëve nga rajoni do të tërheqim edhe turistë nga vendet e tjera,: u shpreë Bekteshi