Bekteshi këtë vit janë nënshkruar 171 kontrata për mbështetje financiare me kompani vendore dhe të huaja

vull

Sivjet si asnjëherë më parë janë ndarë mjete për mbështetje të ekonomisë, gjithsej 55 milionë euro ose 37 për qind më shumë se vjet, kur janë projektuar 40.7 milionë, ndërsa rezultatet janë konkrete dhe të dukshme. Shifrat tregojnë 3.6 për qind rritje të BPV-së në gjysmën e parë të vitit 2019, 5.5 për qind rritje të prodhimit industrial, 14 për qind të eksportit dhe 17.5 për qind rritje të punësimeve.

Ministri i Ekonomisë Bekteshi thotë se këtë vit janë nënshkruar 171 kontrata për mbështetje financiare me kompani vendore dhe të huaja në vlerë prej 230 milionë euro.

“Plani për rritje ekonomike po shënon rezultate të vërteta. Japim mbështetje të fuqishme për ekonomi reale. Kemi nënshkruar 171 kontrata për mbështetje financiare me kompani vendore dhe të huaja të cilat planifikojnë investime në vlerë prej 230 milionë euro. Sipas biznis planeve të kompanive me këto investime është planifikuar hapja e gjithsej 4,577 vendeve të reja të punës, nga të cilat në vitin 2018 veçmë janë punësuar 2,117 persona. I inkurajoj të gjitha kompanitë që të investojnë edhe më tej, ti shfrytëzojnë mjetet që ne si Qeveri i ofrojmë si mbështetje për bizneset. Kjo në fund do të kontribuoj për zhvillimin e ekonomisë së përgjithshme, por edhe për përmirësimin e standardit jetësor për të gjithë qytetarët” ka shkruar Bekteshi. 

Next Post

Shoferët duhet t’i ndërrojnë gomat e verës të automjeteve të tyre më 15 nëntor

Për shkak të sigurisë së tyre, shoferët duhet t’i ndërrojnë gomat e verës të automjeteve të tyre më 15 nëntor. Këshilli republikan për siguri në komunikacion, fton shoferët që përveç ndërrimit të gomave, të bëjnë edhe kontrollin e sasive të vajit dhe antifrizit në makinë. Drejtuesve të makinave u rekomandohet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: