Bekteshi pranoi Ambasadorin të sapoemëruar Kinez Zhang Zuo: Kina është një partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë së Veriut, ne vazhdimisht punojmë për përmirësimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve

vull

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u takua sot me Ekselencën e tij Zhang Zuo, Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në Maqedoninë e Veriut.
Në takim, Ministri dhe Ambasadori diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm midis dy vendeve, si dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, veçanërisht në fushën e ekonomisë.
Ministri Bekteshi shprehu kënaqësinë e tij për realizimin e suksesshëm të projekteve të deritanishme në fushën e infrastrukturës rrugore. Ai theksoi se ekziston një potencial i madh për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fushën e energjetikës, turizmit, bujqësisë dhe kulturës.
Bekteshi shprehu bindje se zhvillimi i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis dy vendeve do të vazhdojë në një nivel të lartë, veçanërisht në suaza të Procesit të Bashkëpunimit `17+1`.
Gjatë takimit, Ministri prezantoi projektet e realizuara dhe aktivitetet e planifikuara të Ministrisë së Ekonomisë në fushën e energjetikës, tregtisë, bashkëpunimit me komunitetin e biznesit dhe mbështetjen e investitorëve të huaj, me theks të veçantë në mundësitë që disponojnë ndërmarrjet vendase dhe të huaja, në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare për investimet i cili është baza për zhvillimin e ekonomisë dhe ka trajtim të barabartë për të gjithë investitorët.
Ambasadori Zuo shprehu mbështetje për politikat që udhëheq Qeveria në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve dhe theksoi se është shumë e rëndësishme edhe më tej të vazhdohet të punohet në forcimin e bashkëpunimit tregtar midis Kinës dhe Maqedonisë së Veriut.
Ai theksoi se do të bëjë përpjekje maksimale për ta paraqitur Republikën e Maqedonisë së Veriut si një destinacion të favorshëm për kompanitë kineze dhe do të inicojë takime dhe vizita në kompanitë kineze në vend.
Next Post

Historia e Mirdita Thaçit që e bëri tortën madhështore për Pavarësinë e Kosovës

Quhet Mirdita Thaçi dhe është nga ato femrat e forta, të sukseshme, që ia kanë dalë të bëjnë përpara, ta tregojnë forcën e femres, e kjo falë dëshirës, vullnetit dhe ambicies për punë. Që në fëmijëri jeton në Zvicër, por rahovecasja me emrin e bukur nuk i ka harruar rrënjët […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: