Berat Dehari: Mjedisi i të bërit biznes në Maqedoninë e Veriut- shumë pozitiv

Blerand Rexhepi

Berat Dehari, Zëvendës Drejtor i Policisë Financiare i Maqedonisë së Veriut, po merr pjesë në Konferencën e XV ndërkombëtare, në Bor, në kuadër të Fakultetit Teknik të Universitetit të Beogradit.

Në këtë konferencë ndërkombëtare, Z. Dehari para auditorit të çmuar, ka prezantuar punimin shkencor, nga lëmi i ndërmarrësisë, me titull: Mjedisi i biznesit sipërmarrës në Maqedoninë e veriut.

Në kuadër të prezantimit, Z. Dehari ka theksuar se mjedisi i të bërit biznes, në Maqedoninë e Veriut, ka shënuar avancim dhe si i tillë, vlerësohet shumë pozitiv.

Treguesit ekonomik, rikonfirmojnë lehtësirat de politikat stimuluese për investitorët potencial, andaj, potencon z. Dehari, Maqedonia e Veriut, ka predispozita të forta për zhvillim të hovshëm ekonomik, duke joshur dhe përkrahur investitorët, vendor e ndërkombëtar.

Next Post

Sela: Nuk nevojitet rikonstruim por zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela do të përkrahte ligj që nuk ka për qëllim të amnistojë asnjë, por që do të ketë për qëllim të ndërtojë drejtësinë dhe shtetin e së drejtës. “Nuk do të përkrah ligj që është përshtatur për të mbrojtur arushat e mëdha politike”, thotë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: