Berlini mirëpret kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut/ “Është kënaqësi ta kemi Bujar Osmanin”

“Është kënaqësi ta kemi Bujar Osmanin në Berlin”. Kështu ka shkruar Michael Roth, Sekretar Shtetëror për Europë në MPJ-n gjermane, pas takimit të sotëm me Shefin e Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Mbështetje të fuqishme dhe të pahamendshme, Ministrit Bujar Osmani i ka siguruar edhe i pari i diplomacisë gjermane Heiko Maas. Ky i fundit ka qenë decid në deklaratën e tij.

“Nga këtu dërgojmë mesazhin e qartë, se bashkërisht lëvizim drejt qëllimit të përbashkët dhe Gjermania qëndron në anën tuaj”, është shprehur Heiko Maas.

Fokusi kryesor i vizitës së Ministrit Osmani, sipas kumtesës së MPJ-s, ishte përmbushja e qëllimit strategjik të vendit, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në atë kontekst është diskutuar për ambiciet e iniciativave rajonale, siç ishte shembulli me Procesin e Berlinit.

Next Post

Hoxha për Selën dhe Gashin: Edhe mashtrues, edhe lider opozite nuk shkon

Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa i cili është edhe ministër në Qeveri, ka dërguar kritika deri te liderët opozitarë, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, pasi siç thotë, propozim ligji për shtetësinë që është dorëzuar nga koalicioni Alenca për Shqiptarët dhe Alternativa, është i njëjtë sikurse ai i përpiluar nga shumica […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: