Besimi në Top Tema: Emetuam Euroobligacionin me normën më të ulët të interesit

Blerand Rexhepi

I ftuar sonte në emisionin Top Tema në televizionin Telma ishte ministri i Financave, Fatmir Besimi i cili ka sqaruar buxhetin e këtij viti, stabilizimin e borxhit publik, rimëkëmbjen ekonomike dhe emetimin e euroobligacionit me normë më të ulët të interesit.

Norma e interesit në Euroobligacionin e tetë të vendit, që është lëshuar këtë javë, është më e ulët se shumë vende që janë pjesë e Bashkimit Evropian ose kanë vlerësim të kredisë më të mirë se vendi, të tilla si Kroacia, Turqia dhe Serbia. Megjithatë, investorët kishin më shumë besim në ekonominë tonë dhe perspektivat e saj dhe arritëm normën më të ulët historike të interesit prej 1.625%, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi gjatë intervistës si i ftuar në emisionin “Top tema”.

– Kemi arritur normë historikisht më të ulët të interesit prej 1.625% për Euroobligacionin e tetë, disa herë më e ulët se sa obligacionet e emetuara më parë, por edhe më e ulët se shumë vende që kanë vlerësim më të lartë të kredisë se vendi jonë. Për shembull, javën e kaluar Kroacia emetoi dy euroobligacione me vlerë një miliardë euro secila, njëra me normë interesi 1.75% dhe tjetra 1.125%. Për më tepër, javën e kaluar, Serbia hyri në tregun ndërkombëtar të kapitalit me një euroobligacion prej një miliardë euro dhe arriti normë interesi prej 1.65%. Euroobligacionet e emetuara nga Turqia në mes të muajit Janar të këtij viti, që arrijnë në 1.75 miliardë euro, kishin norma interesi prej 4.75% dhe 5.875%. Në Dhjetor të vitit të kaluar, Ukraina lëshoi Euroobligacion prej 600 milionë euro me normë interesi prej 7,253%. Në fillim të Dhjetorit të vitit të kaluar, Mali i Zi lëshoi Euroobligacion në vlerë prej 750 milionë euro me normë interesi prej 7.253%. Për më tepër, në fund të Nëntorit, Rumania lëshoi dy euroobligacione në vlerën prej një miliardë e gjysmë euro me një normë interesi prej 2.625 dhe një miliardë euro me normë interesi prej 1.375%. Turqia lëshoi gjithashtu Euroobligacion në vlerë prej 2.2 miliardë euro në Nëntor të vitit të kaluar me normë interesi prej 5.95% dhe Serbia 2 miliardë euro me normë interesi prej 2.125%”, tha Besimi.

Next Post

“Heshti kur Greqia i hëngri 12 milje det”, Idrizi nga Elbasani: Rama dhe Rilindja duan babëzinë, jo Çamërinë! (film)

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Elbasanit. Në fjalën e tij, Idrizi theksoi se PDIU-ja është në koalicion vetëm me Partinë Demokratike. “Kemi shumë arsye për të qenë në këtë aleancë së bashku. Po […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: