Besimi: Përmirësimi i sistemit të menaxhimit financiar, një nga përparësitë në kuadër të bashkëpunimin me BB

Blerand Rexhepi

“Projekti për sistemin e integruar të informacionit të menaxhimit financiar, i cili do të mundësojë monitorimin e integruar të të hyrave dhe shpenzimeve nga planifikimi i tyre deri në implementimin e plotë, si dhe projektet për rrugët lokale, inovacionin dhe konkurrencën dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të komunave janë projektet prioritare që duhet të jenë realizuar brenda strategjisë katër vjeçare të partneritetit që Republika e Maqedonisë së Veriut ka me Bankën Botërore “, kështu u theksua në takimin midis Ministrit të financave, Fatmir Besimi dhe Zëvendës presidentit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Ana Bjerde, i cili u zhvillua në Takimet Vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Në takimi u diskutua gjithashtu marrëveshjen që do të mundësojë zbatimin e Projektit të Menaxhimit të Emergjencave Covid-19, që u nënshkrua këtë javë. Në të njëjtën kohë, u diskutua projekti për modernizimin e bujqësisë, realizimi i të cilit do të mundësohet pas miratimit të Ligjit për huamarrjen, i cili është në procedurë parlamentare.

Në kuadër të takimeve vjetore, Ministri gjithashtu realizoi takim me Georgina Baker, Zëvendës president i Korporatës Ndërkombëtare të Financave (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore. Në bashkëpunim me IFC, disa projekte janë duke u zbatuar aktualisht, përfshirë projektin për Lidhjen e kompanive të Ballkanit Perëndimor në zinxhirin e vlerës së prodhimit. Projekti do të ndihmojë në krijimin e një platforme elektronike rajonale që do të lidhë NVM-të vendore me kompanitë lokale dhe globale, për të cilat po zhvillohet platforma. Projekti do të punojë në azhurnimin dhe thellimin e kapacitetit të ndërmarrjeve vendore.

Next Post

Amnihena Sinanaj-Latifaj shqiptarja e sukseshme në Zvicër

Amnihena Sinanaj- Latifaj ia ka dalë që Të jetë profesioniste e dëshmuar në fushën e estetikës, ku punon intenzivisht, me profesionalizëm dhe përkushtim të rrallë. Por, kush është Amnihena? Kuptojeni përmes këtij artikulli. Amnihena është nga Isniqi i Deçanit. Ka diplomluar si magjistër e farmacisë̈ në Prishtinë, e pas përfundimit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: