BFI, për intensifikim të raporteve më SHBA-të, vendet mike si dhe organizatat ndërkombëtare

vull

Kandidati për Reis i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prof. Dr. Qani Nesimi zotohet që do të vazhdojë bashkëpunimet direkte, konkrete dhe të frytshme me SHBA-të, të gjitha vendet mike dhe me organizatat ndërkombaëtare për ti dhënë shtysë të re Bashkësisë Fetare Islame drejt progresit të gjithanshëm.

Në këtë kontekst, Prof. Dr. Qani Nesim në vazhdimësi ka mbajtur raporte korekte dhe të mirëbesimit me vendet mike dhe organizatat ndërkombëtare në vend. Kjo garantohet me pjesëmarrjen e tij në dhjetëra konferenca shkencore të organizuara nga universitete të huaja dhe vendore, ku është folur për intensifikim të marrëdhënieve të Bashkësisë Fetare Islame, me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, kjo me qëllim të hapjes së BFI-së dhe realizimit të projekteve të frytshme.

Vlen të potencohet pjesëmarrja e Prof. Dr. Qani Nesimit në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Ilinois” i Çikagos.

Në këtë Konferencë Ndërkombëtare me titull  “Impakti i SHBA-ve në politikën e promovimit të demokracisë, paqes, shtetëformimit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe në mbrojtjen e vlerave kombëtare, fetare dhe qytetare në vendet e rajonit” Prof. Dr. Qani Nesimi referoi në temën me titull: “Relevanca e religjionit në rajon”.

Next Post

KSHZ e BFI-së nuk e ka verifikuar kandidaturën e Muharem Eminit për reis, në garë mbeten Shaqir Fetahu dhe Qani Nesimi

Ish imamit nga Straçinca, Muharrem Eminit, nuk i është verifikuar kandidatura për reis të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut për shkak se nuk i ka plotësuar kushtet e kërkuara. Në zgjedhjet që do të mbahen nesër në ora 10:30, anëtarët e Rijasetit të BFI-së do të votojnë për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: