Binjakëzohen Kumanova dhe Gjilani, nënshkruhet memorandum mes Dimitrievskit dhe Hazirit

Blerand Rexhepi

Kumanovë, 10 nëntor – Me rastin e 11 Nëntorit, Ditës së Qytetit, kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski u takua me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në mënyrë që të nënshkruajë një Marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo Marrëveshje është rezultat i marrëdhënieve tradicionalisht të mira midis dy komunave dhe bashkëpunimit afatgjatë të suksesshëm në projekte dhe programe zhvillimi për zhvillimin e ndërsjellë dhe promovimin e marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore.

Më parë, të dy kryetarët e komunave ishin pjesë e ekspozitës tradicionale të artistëve të Kumanovës, e cila u ndoq nga njëmbëdhjetë artistë akademikë (piktorë, grafikë, skulptorë) nga qyteti. Ekspozita u hap nga Kryetari Dimitrievski.

Next Post

Ministri Hoxha viziton mullirin Bereqeti në Dobrosht

Gjatë qëndrimit tim në rajonin e Tetovës, pata mundësinë që të vizitoj edhe mullirin “Bereqeti”, në fshatin Dobrosht të Komunës së Tearcës. Dëgjova nga afër problematikat e tyre në këtë kohë pandemie dhe njëherit u premtova që ne si MBPEU dhe unë si ministër i kësaj ministrie do të jemi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: