BIRC: Ali Ahmeti fitues i zgjedhjeve të korrikut (Dokument)

Blerand Rexhepi

Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal – BIRC ka nxjerrë fitues absolut liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin dhe BDI-në në zgjedhjet e korrikut.

Në pyetjen “Nëse nesër mbahen zgjedhjet, cilën parti do ta votoni?”, 40.2% janë deklaruar për BDI, 35.8% për Koalicionin ASH-AAA, 15% për Koalicionin LSDM-BESA, 4.3% për PDSH, 0.6% për VMRO-DPMNE kurse 4% për një parti tjetër, përcjell TS.

Pyetjes se “Cilit lider politik i besoni më shumë?”, 39.9 për qind kanë thënë se i besojnëAli Ahmetit, 30.9% Ziadin Selës, 13% Bilall Kasamit, 4.6% Afrim Gashit, 4% Menduh Thaçit, 1.7% Zoran Zaevit, 0.3% Hristian Mickovskit kurse 5.5% një politikani jashtë kësaj liste.

Sipas BIRC-it anketa online është realizuar në periudhën 12-20 maj, në një ekzemplar prej 346 personave të moshës mbi 18 vjet. Përbëhet nga pesë pyetje të llojit të mbyllur kurse është shfrytëzuar formulari i pyetësorit të Google. Për të siguruar shtrirje adekuate gjeografike, nëpërmjet rrjeteve sociale janë targetuar vetëm komunat me shumicë apo numër të konsiderueshëm të shqiptarëve etnikë që bëjnë pjesë në njësitë zgjedhore që tradicionalisht nxjerrin deputetë shqiptarë – 1, 2, 5 dhe 6. Për të siguruar një përgjigje nga një person, mbushja e anketës ka qenë e kushtëzuar me lajmërim nëpërmjet adresës së Google, që do të thotë se për të marrë pjesë i anketuari është dashur të ketë llogari në këtë në Gmail.

Linku i gjithë anketës nga BIRC: https://b-irc.org/al/rezultatet-e-anketes-se-birc-zgjedhjet-parlamentare-2020/

Next Post

Mbaron aksioni i pastrimit te Liqeni Treska

Mbaron aksioni i pastrimit te Liqeni Treska…! NPK “Saraj” në bashkëpunim ne NP Higjiena Komunale-Shkup sot përfunduan aksionin për pastrim dhe larjen e rrugëve në Liqenin e Treskës. Nga NPK ” Saraj” bëjnë apel që qytetarët të kenë kujdes që mos të ndotin ambientin gjithashtu bëjnë të ditur se edhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: