Bisedë telefonike e Dimitrov me Derek Shole, këshilltar i Sekretarit Shtetëror të SHBA-ve Blinken

vull

Me kërkesë të Stejd Departamentit, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, këtë pasdite bisedoi me Derek Shole, Këshilltar i posaçëm i Sekretarit Shtetëror të SHBA-së, Entoni Blinken, i cili në nivel të nën-sekretarit është kompetent për çështje të rëndësishme të politikës së jashtme.
Biseda u fokusua në ngjarjet e fundit lidhur me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe hapat e mundshëm për zhbllokimin e procesit. Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës u mbyll një nga çështjet më rëndësishme në rajon, për çka së bashku u dakorduan se suksesi i tij është një konfirmim jo vetëm për vendosmërinë dhe vizionin e Qeverisë, por paraqet edhe pikënisje për ndryshime pozitive dhe ndryshimin e perceptimeve për vendet e Ballkanit Perëndimor. Arritjet që pasuan pas Marrëveshjes, siç është anëtarësimi në NATO, duhet të avancohen edhe me realizimin e qëllimit të dytë strategjik – anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, konstatuan Dimitrov dhe Shole.
Nën-sekretari i Stejt Departamentit Shole uroi Dimitrovin për përvjetorin e aderimit në NATO, duke i dërguar mirënjohje të sinqerta si për vendin, ashtu edhe për kontributin e tij personal në realizimin e kësaj arritjeje.
Në këtë kontekst, nga ana amerikane u konfirmua mbështetja për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Union, duke theksuar se vendi duhet ruajë kursin reformues, sepse SHBA-ja mbetet partner i sinqertë dhe i përkushtuar. Shole u dakordua me qëndrimin e Dimitrov se është koha që të mbahet konferenca e parë ndrër-qeveritare.
ZKQ Dimitrov shfrytëzoi rastin ta informojë edhe për statusin e zbatimit të aktiviteteve kryesore reformuese të cilët janë pjesë e “Agjendës: Evropa brenda, duke potencuar se pavarësisht nga faktorët e jashtëm të cilët pengojnë procesin, Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk do të tërhiqet nga angazhimet strategjike për demokratizimin dhe evropianizimin e vendit.
Bashkëbiseduesit riafirmuan angazhimin për thellimin e bashkëpunimit të partneritetit mes dy vendeve e bazuar në qëllimet interesa dhe vlera të përbashkëta.
Next Post

Faton Ahmeti drejtor i Fondit Shëndetësor: Urime ditën Botërore të Shëndetit gjithë mantelbardhëve

 Drejtori i Fondit Shëndetësor Republikan, Faton Ahmeti, i është drejtuar sot opinionit me një mesazh për festën e 7 prillit  ditës  botërore të Shëndetit. Statuti i plotë i drejtorit, Ahmeti: Dita Botërore e Shëndetit është simbolikë e ndërgjegjësimit shëndetësor që festohet për çdo vit më 7 prill, nën patronazhin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: