Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Bisedë telefonike Zaev dhe Micotakis: Urime për fitoren në zgjedhjet demokratike, u shpreh shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

2 min read

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, realizoi  bisedë telefonike me Kirijakos Micotakis, Kryetar i partisë Demokracia e Re dhe Kryeministër i ri i Greqisë.

Kryeministri Zaev ia uroi fitoren zotit Micotakis në zgjedhjet parlamentare dhe i dëshiroi prosperitet dhe mirwqenie Greqisë dhe popullit grek. Dy kryeministrat së bashku shprehën shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në pritje të takimit të tyre të parë si kryeministra.

Kryeministri Zaev konfirmoi qëndrimet se Greqia është partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, me të cilin zhvillojmë bashkëpunimin dhe ndërtojmë miqësi të qëndrueshme dhe shprehu falënderim për mbështetjen e Greqisë për vendin tonë, për anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në.

Kryeministri Zaev në bisedën e tij, dërgoi mirënjohje dhe urime për zgjedhjet e suksesshme demokratike në Greqi, duke theksuar se me këto zgjedhje vendi edhe një herë tregon se është lider në rajon, si demokraci më e fortë dhe më e qëndrueshme, anëtare afatgjate e BE-së dhe NATO-s, e cila kontribuon në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

Kryeministri Zaev me këtë rast dërgoi falënderim të madh kryeministrit të deritanishëm të Greqisë dhe lider i SIRIZA-s , Cipras, për bashkëpunimin me të cilin u vunë themelet e miqësisë së qëndrueshme mes dy vendeve tona dhe për vizionin me të cilin u vunë themelet për një Ballkan të ri nga i cili rrezaton paqja, si dhe guximin me të cilin ata investuan bashkërisht ta zgjidhin kontestin që  27 vjet pengoi marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe popujve.