Boçvarski: MBI 200 MILION EURO INVESTIME NË INFRASTRUKTURËN RRUGORE KËTË VIT

vull

Këtë vit, mbi 200 milion euro investime janë planifikuar vetëm në infrastrukturën rrugore. Ne vazhdojmë me ndërtimin e hekurudhës për në Bullgari, me gazifikimin, me projekte të reja në infrastrukturën komunale. Sezoni i gjatë dhe intensiv i ndërtimit nuk po na pret, tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, i cili së bashku me Zëvendës Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit, Ejup Rustemi, inspektuan rindërtimi i një ure në rrugën rajonale Kumanovë-Sveti Nikollë.

“Ne mund të konkludojmë lirisht se ndërtimi, së bashku me grupin e masave ekonomike të miratuara nga Qeveria, kemi arritur të amortizojmë ndikimin e madh të krizës shëndetësore dhe si rezultat i kësaj kemi arritur të mbajmë vendet e punës në ndërmarrjet e ndërtimit. Ne jemi përpara një sezoni të gjatë ndërtimesh ku do të forcojmë më tej investimet në infrastrukturë. Ne vazhdojmë me ndërtimin e autostradave dhe rrugëve tranzite, me 25 projekte të reja në infrastrukturën komunale, me ndërtimin e tubacioneve magjistrale të gazit, dhe me fillimin e sezonit të ndërtimit ne fillojmë me rehabilitimin e rrugëve dhe rrugëve lokale, sipas dinamikës së paraparë nga procedurat e përfunduara të tenderit “tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski.

Ai shtoi se është shpallur procedura e tenderit për ndërtimin e hekurudhës në dy fazat nga Kumanova në Kriva Pallanka, për të cilën pritet që në periudhën e ardhshme të zgjidhet një kontraktues për punimet e ndërtimit.

Lidhur me rindërtimin e urës, Ministri Boçvarski tha se ky është një investim që do të përmirësojë sigurinë në trafik.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit, Ejup Rustemi, theksoi se rindërtimi i urës është një investim i rëndësishëm i Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit, i cili realizohet pas pesëdhjetë vjetësh.

“Ndërmarrja Publike për Rrugët e Shtetit ndau 1.9 milion euro nga buxheti i saj dhe vitin e kaluar në fillim të qershorit filloi me rehabilitimin e urës. Deri tani komplet janë sanuar 4 shtylla të mesme,ndërsa ne 3 shtylla për momentin po bëhet sanimi. Po ashtu, paralelisht po punohet në përforcimin  dy mbajtësve kryesor dhe mbajtësëve të çelikut tërthor po bëhet e ashtuquajtura  suvatimi i mbajtësve, forcimi i pjesëve të caktuara dhe mbrojtja e tyre kundër korrozionit”, tha drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit Ejup Rustemi .

Deri më tani, përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit janë ndërtuar dhe rehabilituar gjithsej 11 ura në rrugët shtetërore dhe në këtë moment ne jemi duke punuar në mënyrë aktive në tre konstrukcione të urave.

Next Post

Carovska në takim me përfaqësues të ASHAM-it: Reformat janë të nevojshme nëse dëshirojmë rezultate më të mira

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe anëtarët e grupit punues sot i vazhdojnë debatet për reformat e propozuara në arsimin fillor me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Në takimin morën pjesë akademikë nga Departamenti i Shkencave Sociale, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: