Boçvarski: Përmes një debati publik, ne kemi filluar të krijojmë një Ligj të ri për Ndërtimin

vull

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve vazhdon praktikën e miratimit të ligjeve të reformës në një mënyrë transparente duke përfshirë të gjithë palët e interesuara. Në një procedurë të tillë, sot ne fillojmë me një debat të hapur në lidhje me propozimin për një Ligj të ri për Ndërtimin, tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, në diskutimin e sotëm të ekspertëve ku u prezantua drafti i ri i Ligjit për Ndërtim.

Projektligji i ri thjeshton procedurat për lëshimin e lejeve të ndërtimit, rregullon më tej të drejtat dhe detyrimet e inspektimit duke krijuar Zyra të inspektorëve rajonalë, kategorizon ndërtesat, rregullon politikën penale dhe dispozitat e tjera që rregullojnë funksionimin të zhvillimit hapësinor dhe ekonomik të shtetit.

Në debatin publik morën pjesë përfaqësues të Ndërmarrjeve Publike, IZIIS, BNJVL-së, Odave Ekonomike, profesorë universitarë, Oda e Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Çertifikuar dhe Shoqata e Arkitektëve.

Në periudhën e ardhshme, do të pasojnë një seri debatesh publike në të cilat të gjitha palët e interesuara do të përfshihen në krijimin e zgjidhjes së re ligjore.

Next Post

Bullgaria tërheq veton ndaj Maqedonisë! (video)

Bullgaria ka pranuar të debllokojë procesin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, njofton Radio Evropa e Lirë. Në projekt propozimin e fundit të konkluzave, tek të cilat REL ka pasur qasje, është përfshirë një definicion kompromisi, me të cilin siç thuhet, Bullgaria është e kënaqur. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: