Boki 13: Paratë e reketit kanë përfunduar te familja Zaev

Blerand Rexhepi

Boki 13 bëri një “cirk” pas vendimit nga Gjykata Penale të cilin e shpallën fajtor duke e dënuar me burg prej 9 vitesh . Në vend që të komentojë masën e paraburgimit, ai foli për aktgjykimin, i cili urdhëroi heqjen e Nikolovska-Masevska. “Ky është një vendim politik, paratë përfunduan tek Zoran dhe Vice Zaev”, tha Boki 13. Pastaj Boki 13 filloi të debatonte për paraburgimin, dhe Nikolovska-Masevska ndryshoi vendimin e saj, dmth ajo mbeti në sallën e gjyqit.

Boki 13 tha se tek Prokuroria do të paraqes prova për krime të nivelit të lartë të funksionarëve në ditët e ardhshme. Ndryshe Gjykata Penale e shpalli aktgjykimin për rastin “Reket”, sipas të cilit, Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva u shpallën fajtorë. Jovanovski u dënua me burg prej 9 vitesh, ndërkaq Janeva u dënua me burg prej 7 vitesh. Të dënuarit obligohen t’i paguajnë edhe harxhimet gjyqësore.

Next Post

SOT JANË KONFIRMUAR 193 RASTE TË REJA TË COVID 19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I DIAGNOSTIKUAR 4482, 46 PACIENTË JANË RIKUPERUAR, 9 PACIENTË KANË NDËRUAR JETË

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1391 teste, dhe 193 raste të reja të covid-19 janë regjistruar në: Shkup-140, Kumanovë-2, Dibër-1, Shtip-6, Tetovë-19, Strugë-5,  Veles-2, Ohër-11, Gostivar-4, Sveti Nikole-1, Resën-2. Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 46 pacientë të rikuperuar nga: Shkupi-35, Kumanovë-1, Shtip-6, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: