Borisov drejt Buçkovskit: Brezat e tanishëm dhe të ardhshëm nuk do të na falin nëse nuk gjejmë një kompromis

vull

Unë gjithmonë kam besuar se zgjidhjet mund të gjenden në tryezën e negociatave. Brezat e tanishëm dhe të ardhshëm nuk do të falin Bullgarinë dhe Republikën e Maqedonisë Veriore nëse nuk gjejmë një kompromis që do të japë perspektivë, tha Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, gjatë takimit të tij me të dërguarin special të qeverisë maqedonase për bisedime me Bullgarinë, Vlado Buckovski, njoftoi agjencia “BGNES”.

Takimi u zhvillua në Sofje, përpara se Borisov të nisej për në Bruksel, ku ai do të marrë pjesë në Këshillin e Evropës.

Për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme  për çështjet e hapura të mbetura në marrëdhëniet dypalëshe, sipas Borisov, nevojitet një qasje pragmatike, e ndershme dhe me qëllim të mirë, e shprehur në aktivitete konkrete.

Ai theksoi se është e rëndësishme që marrëdhëniet e besimit të ndërsjellë të kthehen në përmbushjen e rreptë dhe të pakthyeshme të të gjitha detyrimeve të ndërmarra me Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim, të nënshkruar në 2017.

Borisov thotë se Bullgaria deri më tani ka bërë çdo përpjekje për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE.

Buçkovski arriti dje në Sofje, vizita e tij e parë në Bullgari që kur u emërua në postin e ri.

Next Post

Grubi: Bashkësia nënkupton barazi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot morri pjesë në panel diskutimin me temë “Të drejtat e pjesëtarëve të komuniteteve – gjendja, tendencat dhe sfidat” në organizim të Agjencisë për Zbatimin e të Drejtave të Komuniteteve. Me këtë rast z. Grubi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: