Borrell: Regjistrimi i popullsisë do të forcojë bazat e vendimmarrjes në RMV

Kohanews Admin

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian, Josef Borrell gjatë konferencës organizuar me rastin e shënimit të 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit gjithashtu ka folur edhe rreth rëndësisë së organizimit të procesit të regjistrimit të popullsisë me çka ka vlerësuar se organizimi i tij me sukses do të forcojë bazat e vendimmarrjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Unë besoj se përfundimi me sukses i procesit të regjistrimit më vonë gjatë këtij viti mund të forcojë gjithashtu bazën e vendimmarrjes. Madje ka hapësirë për përmirësime të mëtejshme, për shembull për më shumë pjesëmarrje të komuniteteve jo shumicë në vend, ose edhe në sektorin e arsimit. Zonja dhe zotërinj, nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit përfituan të gjithë qytetarët e këtij vendi, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Ata mund të vijnë nga komunitete të ndryshme, por ky vend është shtëpia e tyre e përbashkët. Ne duhet të sigurohemi që ata të mund të realizojnë ëndrrat e tyre, duke jetuar në paqe, harmoni dhe prosperitet”, deklaroi Borrell.

Sipas Borrell Marrëveshja Korniz e Ohrit ndihmoi Maqedoninë e Veriut që të përparojë në rrugën e saj euro-atlantike.

“Jam i kënaqur që Bashkimi Evropian mund të kontribuojë në këtë Marrëveshje të suksesshme dhe ndihmoi në financimin, zbatimin e saj në veçanti në Sekretariatin, si dhe reformat e decentralizimit dhe policisë. Bashkimi Evropian, më besoni se do të vazhdojë të përkrahë proceset demokratike dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut, derisa vendi përparon në rrugëtimin e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe e gjithë Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin Evropian”, është shprehur Borrell.

Next Post

Ned Price: Marrëveshja e Ohrit luajti rol jetësor në krijimin e RMV-së si një demokraci multietnike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që i bashkohen Republikës së Maqedonisë së Veriut në përvjetorin e njëzet viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit – dhe ka shumë për të festuar. Marrëveshja Kornizë e Ohrit luajti rol jetësor në ndihmën për krijimin e Maqedonisë së Veriut si […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: