Buçi: Si të bëheni OPERATOR EKONOMIK I AUTORIZUAR NË DOGAN!?

vull

“Si të bëheni OPERATOR EKONOMIK I AUTORIZUAR NE DOGAN

Drejtoria Doganore e RMV-së, zbatimin e ligjeve dhe lehtësimin e tregtisë i llogarit si kërkesa parësore për zhvillimet ekonomike. Në këtë drejtim ju njoftojmë me:
OPERATORIN EKONOMIK TË AUTORIZUAR

Operatori Ekonomik i Autorizuar është një status i lëshuar për “tregtarët me besueshmëri”, të cilët mund të fitojnë shumë nga thjeshtësimet doganore.
Statusi i OEA-së është brend ndërkombëtar i njohur për cilësi, që tregon se operatorët ekonomikë në RMV (prodhuesit, importuesit, eksportuesit, dërguesit e mallrave, transportuesit) në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimeve janë të sigurt dhe se procedurat e tyre të doganimit janë efikase dhe të harmonizuara.
Subjekti që do të marrë statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar do të njihet si shoqëri tregtare e certifikuar, si partner i qëndrueshëm dhe i sigurt për vetë Drejtorinë Doganore dhe për zinxhirin ndërkombëtar.

PSE DUHET TË JEMI OPERATOR EKONOMIK I AUTORIZUAR?

Me marrjen e statusit, OEA-ja vërteton se kompania i kryen aktivitetet e saj në pajtim me rregullat dhe urdhëresat që janë të rëndësishme për efikasitetin dhe sigurinë e operacioneve të saj.
Në momentin që do të bëheni me status të OEA-së, në bashkësinë ndërkombëtare do të njiheni si partner biznesi i besueshëm.

Përfitimet e kompanive nga OEA-ja:

– Zvogëlim të shpenzimeve për transaksionet tregtare
– Përparësinë në kalimin e kufijve
– Organizim më të mirë dhe më pak kontroll
– Njohje ndërkombëtare dhe pjesëmarrje më të madhe në qarkullimin tregtar ndërkombëtar” – shprehet Buçi

Next Post

Asani: Komuna e Tearces dhe ndërrmarja publike shtetërore “Rrugët e Maqedonisë” arritën marrëveshje për asfaltimin e pjesës së mbetur

“Sot me date 05.08.2019, Komuna e Tearces ne bashkepunim me nderrmarjen publike shtetrore “Rruget e Maqedonise” arriten marreveshje per asfaltimin e pjeses se mbetur ne mes te trotuarit dhe rruges rrajonale Tetove – Jazhince, me sakte ne fshatin Pershefce dhe do te vazhdoj ne drejtim te fshatrave: Tearce, Sllatine, Leshke […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: