Bujar Osmani: BDI në Bërvenicë garon me Arkin Jahiji, i takon opozitës të na përkrahë

Kohanews Admin

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani sot gjatë konferencës për shtyp të mbajtur për shpalosjen e përbetimit të tretë – Dera e hapur për qytetarët, gjatë pyetjeve për gazetarët foli edhe mbi kandidaturën e Arkin Jahiji në komunën e Bërvenicës.

Osmani hodhi poshtë të gjitha zërat kinse BDI ka tërhequr kandidaturën në këtë komunë, duke theksuar se BDI do jetë fituese në këtë komunë dhe se është opozita ajo që duhet të tërhiqet sepse gjatë gjithë këtyre mandateve kjo komunë është drejtuar nga kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Edhe këtë mandat kjo komunë drejtohet nga kuadër i BDI-së por edhe më parë njejtë, i takon opozitës të përkrahë kandidatin e BDI-së sepse BDI ka qenë fituese dhe do të jetë fituese edhe në mandatin e rradhës derisa nuk kemi tërhequr kandidaturën në këtë komunë, ka theksuar mes tjerave Bujar Osmani gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme.

Next Post

Njihuni me Arkin Jahiji, kandidat i BDI-së për komunën e Bërvenicës

Ka lindur në vitin 1981 nw Tetovë. Ka mbaruar studimet në fakultetin juridik në Universitetin e Europës Juglindore gjenerata e vitit 2005 ndërsa studimet master në lëminë e Administratës publike krahasimore të Bashkimit Europian i ka mbaruar poashtu në të njejtin universitet në vitin 2015. Përvoja e tij e punës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: