Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Bujar Osmani: “Non paper”-ave, BE-ja duhet t’u përgjigjet me fillimin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

1 min read

“Mënyra më e mirë për t’i zbehur debatet nga dokumentet që po përhapen – jo të mira për rajonin- është që menjëherë të jepen porositë e duhura që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i mundësohet fillimi i bisedimeve. Kështu do të përforcohet kredibiliteti i BE-së, por edhe ne pastaj do të mund të kontribuojmë në tema tjera të mbetura në rajon”.

Kështu ka deklaruar Bujar Osmani shefi i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, duke komentuar kredibilitetin e BE-së në rajon dhe qarkullimin e të a.q. “non- paper” nëpër media të ndryshme.
Me qëllim materializimin e vendimit për nisjen e negociatave, nga viti i kaluar përmes miratimit të Kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare, kryediplomati Bujar Osmani ka nisur aktivitete intensive diplomatike.

Ai dje u ka shkruar letra homologëve të tij në BE dhe 50 deputetëve, ndërsa sot nëpërmes një brifingu, bashkë me përfaqësues të sektorit civil vë në tavolinë dosjen evropiane dhe përgatitjet për Strukturën negociuese.