Byrnes: Ohri dhe Prespa e dërguan vendin në NATO dhe në prag të BE-së

Kohanews Admin

Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk është marrëveshje e përsosur, por ajo ofron përmbushje të dëshirave në të ardhmen dhe kalimin drejtë mospajtimeve të kaluara. MKO është marrëveshje e cila Republikën e Maqedonisë së Veriut e dërgoi në NATO dhe në prag të aderimit të Bashkimit Evropian.

“Në botën e sotme të globalizuar bashkëpunohet dhe ka konkurrencë në disa nivele, dhe kjo del nga segmente të ndryshme të cilat kanë kultura të ndryshme nga pjesë të ndryshme të botës. Ky vend është në Gadishullin Ballkanik, në një nga pjesët më të gjalla të këtij rajoni, ku bëhen përpjekje të mëdha që pikërisht dallimet të jenë ana juaj e fuqishme”, ka deklaruar ambasadorja Kate Byrnes.

Byrnes gjithashtu theksoi se mbi 4 mijë liderë nga rajone afariste, politike, religjioze dhe të tjera në Maqedoninë e Veriut morën pjesë në programet dhe shkëmbimet nën patronazhin e qeverisë amerikane. Siç tha, ata kanë udhëtuar për arritjen e përvojave profesionale dhe kanë mësuar si njëri nga tjetri, ashtu edhe nga programet formale.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Byrnes gjithashtu gjatë fjalimit të saj ka theksuar se Amerika punon me partnerët e saj këtu në Maqedoninë e Veriut për sigurimin e qasjes së barabartë në resurset dhe institucionet në këtë vend. Në disa raste, siç tha, kjo është në formë të investimeve të qëndrueshme financiare, në segmente të tjera bëhet fjalë për qasje në tregje të lira, ndihmë gjatë uljes së korrupsionit.

“Në një rast bashkëpunojmë me qeveritë lokale për sigurimin e lidhjeve me internet në të gjitha shkollat publike në vend dhe secilit nxënës t’i jepet mundësia që të arsimohet në mënyrë digjitale. SHBA-ja do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet e juaja, në përballjen me korrupsionin dhe përforcimin e demokracisë dhe rritjen e gjithpërfshirjes”, tha Byrnes.

Next Post

Geer: Marrëveshja e Ohrit ishte zgjidhje europiane

Marrëveshja Kornizë e Ohrit ishte një zgjidhje evropiane, për nënshkrimin e saj duheshin kompromise, procesi ishte i vështirë por i suksesshëm. Shumë shtete të tjera, zgjodhën një rrugë tjetër që çoi në katastrofa. Kështu u shpreh gjatë fjalimit të tij, ambasadori evropian dhe shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: