Çati e re për shkollën fillore “Goce Dellçev”, edhe një premtim elektoral i përmbushur nga kryetari Taravari

vull

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Goce Dellçev” në Gostivar, këtë vit shkollor do ta nisin pa drojen e cila mbretëronte për shkak të çatisë e cila pikonte gjithandej, sidomos në ditët me shi dh reshje bore. Çatia e re tanimë është gati, vlera e të cilës kap shifrën 300.000 euro, para këto të siguruara nga ana e Komunës së Gostivarit përmes UNDP-së.

“Nevojat e shkollave fillore dhe të mesme do të jenë ndër prioritetet kryesore në projektimin e buxheteve të komunës së Gostivarit dhe për nxënësit së bashku me mësimdhënësit e tyre me investime permanente do të krijojmë kushte shumë më të mira në të ardhmen”, kishte deklaruar gjatë fushatës elektorale të 2017-tës, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Shkolla fillore “Goce Dellçev”, është një nga dëshmitë për realizimin e premtimeve gjatë zgjedhjeve lokale, edhe përskaj pengesave nga pushteti qendror me marrjen e kompetencave në arsim Komunës së Gostivarit. Me gjithë këto obstruksione, Komuna e Gostivarit arriti të rinovojë shumë shkolla publike të qytetit dhe fshatrave përreth, edhe pse këto investime duhej të bëheshin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nga Komuna e Gostivarit thonë se me këtë temp do të vazhdohet edhe periudhën në vijim.
E veçantë në shkollën fillore “Goce Dellçev” është se kjo është e vetmja shkollë në vendin tonë, ku një pjesë e kulmit të saj, tani me investimin e ri, është e mbuluar me gjelbërim.
Ndryshe, vitin e kaluar, Komuna e Gostivarit gjatë pushimeve verore nga buxheti i saj investoi rreth 200.000 euro në shkollat fillore dhe të mesme publike.

Next Post

Kryeministri shqiptar

Ditëve të fundit pati shumë debate, komente nga publicist, analist, parti politike e studiues të fushave të ndryshme për pozitën më të rëndësishme në vend, atë të kryeministrit të vendit, që nuk është përmendur e dëgjuar më parë. Komentet ishin të ndryshme pro dhe kundër, por opinioni dotë vlerësojë dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: