Cakaj uron Osmanin: Mandati historik si kryediplomati i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut

vull

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani.

Në këtë bashkëbisedim, Cakja uroi ministrin Osmani për mandatin e tij historik si kryediplomati i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

“Për më shumë, pasi ka shërbyer si Zëvendëskryeministër dhe kryenegociator, ai merr përsipër edhe një përgjegjësi tjetër historike – udhëheqjen politike dhe diplomatike të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.” – theksoi Cakaj në një postim në Facebook lidhur me telefonatën e zhvilluar.

Për më tepër, Cakaj shprehu gatishmërinë, që me homologun e sapoemëruar në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, të vazhdojnë punën për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, forcim të bashkëpunimit rajonal e rritjen të dinamikës politike për anëtarësim në BE.

Next Post

Pas takimit me presidentin Pendarovski, zv.kryeministri Bytyqi: Secili nga ne sot, dham përkushimtimin që do të kontribojmë në shtetin tonë

Përbërja e re e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në takim protokolarë më kryetarin Stevo Pendarovski. Secili nga ne sot, dham përkushimtimin që do të kontribojmë në shtetin tonë, përkushtim i cili në këtë mandat do të na mban të përgjegjshëm para qytetarëve për një të ardhme të përbashkët, të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: