Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Camaj takon Majorin e Rochester Hills, Bryan Barnett

2 min read

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, njëheri edhe drejtor i SHPK “Komunale”, Nikollë Camaj,i shoqëruar nga udhëheqësia e Shoqatës Jehona Malësisë, Kryetari Vilson Sinishtaj,dhe Sekretari Agron Dedivanaj,në kuadër të vizitës së tij në SHBA, ka zhvilluar takim me majorin e Rochester Hills, Z. Bryan Barnett.

Komuna e Tuzit dhe ajo Rochester Hills – Michigan ka kohë që janë të binjakëzuara.

Ky binjakëzim është bërë me ndërmjetësimin e diasporës tonë atje, e që ka sjellë përfitime në shumë fusha.

Në vitin 2009 kjo komunë shkollave të Malësisë, u dorëzojë materiale për zhvillimin e arsimit me vlerë e cila kalonte 10.000 dollar amerikan. Gjithashtu, të vetëdijshëm për nevojat që kishte komuna, para disa kohësh Komuna e Rochester Hills bëri donacion kamioni për mbeturina, i cili do të shfrytëzohet nga SHPK Komunale – Tuz.

“Ishte kënaqësi që t’i bëja një vizitë të shkurtër, mikut tonë, kryebashkiakut të Rochester Hills, z. Bryan Barnett. Më shoqëruan dy malësorë e veprimtarë të dalluar, Vilson Sinishtaj dhe Agron Dedivanaj!

Shkëmbyem biseda nga e kaluara, por edhe plane për të ardhmën. Njëheri e falenderova z. Barnett, për përkrahjen dhe për donacionin, kamionin, i cili së shpejti do të kyçet në pastrimin e hapësirave, në komunën tonë.

Miku ynë nga qyteti-motër, planifikon të na kthejë vizitën, në verën e ardhshme.

E mirëpresim!”, deklaroi Camaj.