- ë përkujtim të 76- vjetorit të genocodit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, në Izmir të Turqisë janë organizuar shoqatat shqiptare.
Shqiptarët e Turqisë kanë lënë gjithashtu kurorë të zezë para konsullates greke në kordon, Izmir, Turqi
Gjatë fjalës së tij Kryetari i shoqatës për Kulturë Shqiptare Alaçatı-Çeşme, Ibrahim Topalli u shpreh se “Ne jemi me origjinë shqiptarë, nënshtetas e qytetarë të Republikës së Turqisë që jetojmë në qytete të ndryshme të Turqisë. Ne jemi shqiptarë nga Shqipëria, nga Shkodra, nga Çamëria, nga Janina, nga Kosova, nga Presheva, nga Plava e Gucia, nga Ilirida, nga Manastiri, të dëbuar të internuar e të shpërngulur nga trojet tona etnike. Ne jemi elemente thelbësore dhe qytetarë besnikë të këtij vendi dhe themeluesve të Republikës së Turqisë, që neve na përqafoi në ditët e vështira.
Sigurisht që tani e tutje ne do të kujtojmë më shumë Çamërinë, dhe do ta përmerndim edhe më shumë. Ne do të punojmë edhe më shumë ta sjellim në axhendën e aktualitetit ndërkombëtar genocidin që populli shqiptar Çam pësoi nga Greqia.”
Në përfundim të aktivitetit përfaqësuesit e shoqatave shqiptare lanë një kurorë të zezë para konsullatës greke në Kordon, Izmir, Turqi me mbishkrimin “Çamërinë nuk e harruam”.