Carovska: Donacioni i Uni Bankës për Gjimnazin Matematiko-Informatikë është investim i përbashkët për gjeneratat e ardhshme

vull

Gjimnazi Matematiko- Informatikë në Shkup mori donacion të vlefshëm prej 50 kompjuterësh personalë nga Uni Banka, me çka rëndësishëm u përmirësuan kushtet në të cilët nxënësit i fitojnë njohuritë nga fusha e matematikës, informatikës dhe fizikës. Në promovimin e klasës së pajisur morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, drejtoresha e shkollës Julia Gajdaxhieva dhe drejtori ekzekutiv i Uni Bankës, Vlladisllav Haxhidinev.

“Jashtëzakonisht jemi mirënjohës ndaj Uni Bankës, por edhe ndaj të gjitha kompanive tjera shoqërore të përgjegjshme që e kuptojnë vlerën e investimit në arsimin dhe japin kontribut të rëndësishëm në përparimin e sistemit arsimor kombëtar në çfarëdo lloj mënyrë. “Me atë, ndihmojnë në krijimin e gjeneratave më cilësorë, të cilat në fakt janë potencial i kuadrit të tyre të ardhshëm, por edhe potencial për zhvillimin e vendit,” tha Carovska.

Ministrja shtoi se donacioni është një nga rëndësia e madhe për këtë shkollë e cila është relativisht e re dhe filloi me punë në tetor të vitit 2020 dhe për të cilën, mbështetja nga lloji i tillë është veçanërisht e mirëpritur në drejtim të ngritjes së standardeve për cilësi dhe arritje  rezultatet dhe qëllimet e pritura për shkak të cilës është themeluar edhe gjimnazi.

Drejtori Ekzekutiv i UNI Bankës, Vlladisllav Haxhidinev theksoi se pajisja e donuar është nga klasi më i lartë dhe se me këtë iniciativë banka kontribuon për zhvillimin e suksesshëm të arsimit të informatikës në vend – aspekt që në kohë të pandemisë përfitoi rëndësi të madhe.

 

“Edhe pranë këtyre kushteve, UNI Banka edhe njëherë tregoi se është njëra nga kompanitë aktive me përgjegjësi shoqërore në shtetin,” tha Haxhidinev.

Next Post

Universiteti i Evropës Juglindore i dyti në Maqedoninë e Veriut sipas Webometrics

Ueb faqja e njohur ndërkombëtare Weometrics, në listën e fundit të publikuar në fund të muajit janar, Universitetin e Evropës Juglindore e ka renditur në vendin e dytë, në mesin e universiteteve më të mira në Maqedoninë e Veriut, menjëherë pas Universitetit të Shkupit “Shën Cirili dhe Metodi”. Performanca akademike […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: