Carovska: E përafrojmë arsimin e mesëm profesional për nevojat e kompanive ku dhe së bashku krijojmë drejtime

vull

Vazhdojnë konsultimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me kompanitë, Odat Ekonomike dhe Vetëqeverisjet Lokale për nevojën e hapjesë së drejtimeve dhe paraleleve në arsimin e mesëm profesional në të gjithë vendin , nga viti i ardhshëm shkollor.

Sot në Veles, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska kishte takim pune me kryetarin e Komunës Ace Kocevski dhe përfaqësuesit e kopmanive lokale, në kuadër të procesit për hartimin e programeve mësimore dhe politikave të regjistrimit në shkollat e mesme profesionale të përshtatura për nevojat e kompanive.

“ E rëndësishme është që t′i harmonizojmë kërkesat e sektorit real me drejtimet për të cilat do të arsimohen nxënësit në shkollat e mesme profesionale. Bisedat me kryetarët e komunave dhe kompanitë do të rezultojnë me hapjen e drejtimeve dhe paraleleve të identifikuara nga viti i ardhshëm shkollor. Si Ministri e Arsimit dhe Shkencës do të inkurajojmë zgjedhjen e nxënësve për profesionet e kërkuara dhe me të rejat për mundësinë për tu mbështetur me ndonjë bursë, sepse kjo nuk nuk është vetëm në interes të biznesit por edhe në interest të të rinjëve, përmes punësimit më të madh” theksoi Carovska.

Analiza e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku morën pjesë 450 kompani, tregoi se madje 85 % janë të gatshëm të bashkëpunojnë me shkollat e mesme profesionale dhe të pranojnë nxënës për mësim praktik, gjë që është shumë e rëndësishme për krijimin e një kuadri profesional dhe cilësor.

“ Nëse krijohet lidhje e fortë ndërmjet nxënësve dhe kompanive, fitojnë të gjithë, edhe të rinjtë edhe kompanitë. Për ne si komunë është e rëndësishme që në këtë mënyrë njëkohësisht të inkurajohet edhe zhvillimi lokal” theksoi kryetari i komunës Kocevski.

Shkollat e mesme profesionale më në fund duhet të bëhen vende ku do të krijohen kuadrot profesionale të kërkuara në tregun e punës, ndërsa kompanitë vende ku nxënësit mund të presin punësimin.

Dialogu social për identifikimin e nevojave të kompanive zhvillohet me moton “ Mëso me mençuri dhe puno me profesionalizëm”. Ministria e Arsimit dhe Shkencës për realizimin e procesit bashkëpunon dhe ka mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës.

Next Post

1.180 administrator nënshkruan vendet e shpërndarjes

Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive njofton se 1.180 prej gjithsej 1.349 nëpunësve administrativ kanë nënshkruar vendimet e tyre të reja të punës dhe brenda afatit të paraparë me ligj të njëjtit do të nisin me punë. 26 nga nëpunësit administrativ kanë refuzuar të nënshkruajnë vendimet e reja […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: