Carovska: Ndërtojmë partneritet me kompanitë për punësim të sigurt të të rinjve

vull

Jam shumë e lumtur që përmes një dialogu social këtë vit përpiqemi bashkërisht me komunat, kompanitë dhe shkollat e mesme profesionale të harmonizojmë thirrjen për drejtime të reja dhe regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme profesionale në përputhje me nevojat e tregut real, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në takimin e sotëm me kompanitë, shkollat e mesme profesionale dhe vetëqeverisjet lokale në Shkup, ku morën pjesë edhe zëvendës-ministri i Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov  dhe ambasadorja  e Zvicrës Sibil Suter.

 

“ Ky dialog social zhvillohet nën moton “ Mëso me mençuri dhe puno me profesionalizëm”, Qëllimi është që të rikthejmë besimin tek kompanitë dhe shkollat e mesme profesionale, që edhe vendi ynë e mbanë mend si gjendje, për shkak se asnjëherë nuk mund të keni shkolla të pajisura me teknologjinë më të re, ndërsa në nivel komunal keni kompani të cilat disponojnë me teknologji përkatëse e cila është konkurrente në tregun e punës, theksoi Carovska, duke u shprehur se në atë mënyrë do t’ia dalim që nxënësit përveç asaj që do të mësojnë sipas programeve bashkëkohore në shkolla, bashkërisht me kompanitë, gjithashtu praktikën e tyre ta realizojnë në kompanitë.

 

“ Kompanitë i hapën dyert e tyre dhe nga hulumtimi ynë që e kemi realizuar me 450 kompani gjatë periudhës së kaluar kemi marrë rezultate se 85 % janë të gatshme ose t’i përfshijnë nxënësit në mësim dual  tek ata ose të pranojnë nxënës për pjesën praktike në vitet e para gjatë arsimimit të tyre” theksoi Carovska.

 

Ministrja potencoi se në këtë mënyrë nga viti i ardhshëm shkollor do të regjistrojmë nxënës në drejtime që u nevojiten kompanive dhe në këtë mënyrë do të hapim mundësi për të rinjtë që menjëherë pas përfundimit të arsimit  të mesëm profesional të punësohen me aftësitë të përshtatshme dhe të angazhohen  në tregun e punës.

 

Ministrja shprehu falënderim të madh për Ambasadën e Zvicrës për mbështetjen që i ka dhënë gjatë periudhës së kaluar që arsimi i mesëm profesional të rikthejë shkëlqimin e tij.

Ambasadorja e Zvicrës N.E: z-nja Sibil Suter, theksoi se Zvicra është shembull i mirë për arsimin profesional, gjë që ekonominë  zvicerane e bënë shumë konkurruese.

 

„ Në  këto takime dëshirojmë t′i dëgjojmë kompanitë dhe nevojat e tyre që në të ardhmen, arsimin dual  ta sjellin më afër kompanive. Mendoj, se dialogu është çelësi që ky sistem të jetë i suksesshëm dhe të përforcojë  sektorin privat në vend” shtoi Suter.

 

Kryetari i  Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, theksoi se në Qytetin e Shkupit kemi 23 shkolla të  mesme, prej të cilave 15  nxjerrin kuadro profesionale me njohuri të veçanta profesionale.

 

„Në këtë proces i përfshijmë edhe kompanitë me qëllim, që nxënësit të cilët mësojnë arsimin e mesën dual të jenë mjaft profesionistë, ndërsa të jenë më produktiv për nevojat e tregut të punës, në përputhje me atë që e kërkojnë kompanitë si kuadër deficitar, me qëllim që ata nxënës  nesër  të jenë konkurrent në tregun e punës, të jenë profesionistë, të paguar mirë, duke e marrë parasysh se nxënësit e tillë, i mungojnë shoqërisë në pajtim  me atë që e kemi si analizë” , u shpreh Shilegov.

 

.

 

Next Post

Lladrovci takon Artan Grubin: Respektimi i faktorit shqiptar nuk është çështje dëshirash

Kryetari i komunës së Drenasit, ka takuar në Shkup, zëvendës kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, duke cekur se në këtë shtet ka hov të ri në implementimin e premtimeve të dhëna nga BDI-ja gjatë fushatës zgjedhore, informon GAZETA.MK Ramiz Lladrovci ka theksuar se “shumë punë e presin qeverinë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: