Carovska në vizitë të shkollës së mesme të artit: Me modelin hibrid sigurojmë mësim të suksesshme edhe në gjysmëvjetorin e dytë

vull

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë e vizitoi shkollën e mesme të artit SHMSHAD “Lazar Liçenoski” në Shkup. Mësimi në këtë shkollë u zhvillua me prani fizike dhe i është përshtatur mësimit praktik të nxënësve.

Ministrja Carovska në takimin me drejtorin e shkollës Filip Fidanovski tha se MASH-i, sipas rekomandimeve e Komisionit për Sëmundjet Infektive, i siguroi të gjitha kushtet për realizimin e pandërprerë të mësimit gjatë kohës së pandemisë.

Modeli hibrid tashmë i vendosur nga gjysmëvjetori i parë u tregua i suksesshëm dhe mësimi vazhdon sipas modelit të njëjtë. Në këtë mënyrë, sigurohet vazhdimësia e mësimit në gjysmëvjetorin e dytë pas modelit tashmë të vendosur të suksesshëm nga gjysmëvjetori i parë, i cili është në interes të nxënësve, mësimdhënësve dhe shëndetit publik.

Drejtori Fidanovski e informoi Ministren se nxënësit përgatiten për dhënien e provimit e ardhshëm të Maturës dhe në mënyrë të rregullt e kanë paraqitur në afatin e vërtetuar me ligj.

Në takimin u diskutua edhe për reformat në arsimin fillor që janë lëndë e debatit publik dhe në fazën e definimit.

“I jap mbështetje të plotë proceseve të reformave në arsimin fillor, sepse me to sistemi arsimor përshtatet me ato në vendet më të zhvilluara në botë dhe në Evropë,” theksoi Fidanovski.

Vizita ishte shfrytëzuar që të shihen kushtet për mësimin në shkollë dhe të diskutohet për investimet e mundshme.

Next Post

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Vucas

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me ambasadorin e Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Georg Vucas. Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi që në parlamentin austriak para do kohe u formua Grupi i Miqësisë me Kuvendin dhe     që kryetarja […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: